

Vendosen tabelat me Shqipen gjuhë e parë. Leonidha Hristo fshehet


Sot në bashkinë e Finiqit dhe aksin Gjirokastër -Sarandë janë rivendosur tabelat rrugore, pas heqjes pak ditë më parë të atyre që vendosi bashkia. Tabelat e sotme janë rivendosur me gjuhë të parë shqipen dhe të dytë greqishten, ndërsa e pranishme ishte edhe drejtoresha e ARRSH-së, Sonila Qato.
“Kemi ardhur bashkë me deputetin e zonës për të dëshmuar që brenda një periudhe të shkurtër ka filluar vendosja e tabelave të reja në aksin Gjirokastër-Sarandë, tashmë tabelat po zëvendësohen dhe i plotësojnë standardet e kodit rrugor të Shqipërisë dhe specifikimet për rrugët nacionale ku ka zona të minoritetit. Ne do të vijojmë nga puna, janë 33 pika ku do të vendosen tabelat sipas specifikimeve dhe uroj që deri të enjten të ketë përfunduar procesi sipas standardeve. Heqja e tabelave të mëparshme i shërbente kryesisht sigurisë rrugore” deklaroi Qato.
Ndërsa deputeti minoritar i PS, Andrea Marto u shpreh se pas keqkuptimit situata është qartësuar prëfundimisht. “Si rezultat i moskordinimit të bashkisë me ARRSH-në u krijua një keqkuptim dhe situata të pakëndshme. Por u informua qeveria dhe u morën masat, vendosja e tabelave në kohë rekord. Heqja e tabelave për disa komentohet për mënyrën dhe orën nuk kishte shkaqet të tjera përveç atyre teknike. Uroj që gjendja të kalojë në normalitet”.
Pesë ditë më parë tabelat që vendosi bashkia dhe që më pas u hoqën kishin gjuhë të parë greqishten dhe të dytë shqipe. Kryeministri Rama deklaroi dje se tabelat nuk u hoqën për këtë shkak, por për faktin se nuk ishte marrë leje dhe se nuk ishin marrë parasysh parametrat e sigurisë rrugore. Megjithatë tashmë debati merr fund, pasi tabelat sot janë vendosur me gjuhë të parë shqipen dhe të dytë greqishten, ndërsa ato që tregojnë vendet turistike kanë edhe gjuhë të tretë anglishten.
Në vendosjen e tabelave ka qenë prezent edhe n.Prefektja e Delvinës Suela Kotolleshi dhe zyrtarë të tjerë, por që ra në sy ishte mungesa e kryetarit të Bashkisë Finiq Leonidha Hristo.



Na ndiqni:
Postimet e fundit

Aktori i madh i roleve të “vogla”, kushtuar aktorit të Estradës së Sarandës Lek Mosi. Nga Vangjel Agora
07/05/1913:21

ARDIT CIKULI DENONCON: 3.8 MILIARDË LEKË TË SHPËRDORUARA, JEMI PËRSËRI PA UJË – VIDEO
07/05/1913:21

Butrinti fiton ndaj Memaliaj, Delvina ndaj Albpetrol – VIDEO
07/05/1913:21

Dígjen 2 automjete në Sarandë, ja për çfarë dyshon Policia
07/05/1913:21

SHITET APARTAMENT 3+1, 116 M2, I MOBILUAR & HIPOTEKË, ÇMIMI 115,000 EURO
07/05/1913:21

XHELATERI SWEESH KËRKON STAF PËR PUNËSIM GJITHËVJETOR
07/05/1913:21

Njerëz që frymëzojnë: Florika Kafeja (Ruçi), mësuesja e shkollës “Adem Sheme”
07/05/1913:21

Sot 80-vjetori: 2 Shkurt 1943, krijohet Ceta Cameria
07/05/1913:21

Kërkohen punonjës për sezonin Prill – Tetor 2023 në restorant-piceri në qendër të Sarandës
07/05/1913:21

GUIDE: PUSHIME NE SARANDE (e detajuar)
07/05/1913:21







Rezervime

Apartamenti 3 – Vila Stupende
07/05/1913:21

Dhoma dyshe – Hotel Mesopotam
07/05/1913:21

Dhomë me kuzhinë, për pushime me miqtë
07/05/1913:21

Dhomë treshe me pamje nga deti – Vila Park Bujari Ksamil
07/05/1913:21

River & Sea Side Apartament
07/05/1913:21
Suvenire

Suvenire nga Saranda
07/05/1913:21

Luani i Butrintit gdhendur në gur, punim nga Agur Kapo
07/05/1913:21

Pelikani i Butrintit – Imitim mozaiku i Butrintit, punim nga Agur Kapo
07/05/1913:21

Anija Liburna, punim në dru nga Agur Kapo
07/05/1913:21

DEA e Butrintit, punim në gur nga Agur Kapo
07/05/1913:21




