U kap me dru në furgon dhe i dha 7 mijë lekë policit për ta korruptuar, arrestohet

02/12/2213:15

Shperndaje:

Policia njofton se specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë, në zbatim të planit të masave për parandalimin dhe goditjen e krimeve mjedisore, goditën një tjetër rast të prerjes së paligjshme të pyjeve. Si rezultat u bë arrestimi në flagrancë, për veprat penale “Prerja e paligjshme e pyjeve” dhe “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike” , i shtetasit R. Th., 34 vjeç, banues në Sarandë.

Ky shtetas u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në lagjen nr.4, Sarandë, duke transportuar me mjetin tip “Ford”, 6 m3 dru zjarri, pa dokumentacionin përkatës. Për të shmangur shoqërimin në komisariat, ky shtetas ka tentuar të korruptojë punonjësit e Policisë, duke iu ofruar 7 000 lekë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për veprime të mëtejshme.


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

4 premtime të pambajtura, qytetarët të përjashtuar nga vendimmarrja për projektet në Sarandë
Progonati SHPK kërkon Shefe Finance, Arkëtare dhe Faturiste
Investitorët strategjikë marrin portet turistike pa garë dhe bëhen pronarë të përjetshëm
Butrinti fiton në transfertë ndaj Këlcyrës dhe mbetet në ndjekje të kreut
Këlcyra – Butrinti / LIVE – Butrinti kërkon kreun e rënditjes
Shërbimet ‘online’ pa alternativë po e kthejnë dixhitalizimin në barrë për më të dobëtit

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.