Tregtari denoncon në Saranda Web gjendjen e mjerë të Tregut Ushqimor

Pershendetje Saranda Web

Kjo eshte gjendja e Tregut te Fruta Perimeve ne Sarande.
Publikojeni ju lutem, – shkruan tregtari në denoncimin e tij dërguar në Saranda Web

Pas dhjetëra e qindra premtimesh nga Bashkia, Tregu Industrial në Sarandë, vazhdon ende sot të mbahet në këmbë duke pritur përmbushjen e përmirësimit të kushteve të punës.
Tregtarët, jo rrallë herë kanë shprehur shqetësimet e tyre lidhur me problemet që ata hasin me kushtet e vështira aty. Gjatë të nxehtit të verës, atyre iu desh sic do herë të duronin vapën përcëlluese nën llamarina, pluhurin e ngritur nga sheshi i dërrmuar vende vende e tani përsëri, me ardhjen e dimrit, i ftohti dhe shirat e vështirësojnë akoma më tepër të punuarin me orë të gjata nën llamarinat që fusin ujë pikë pikë dhe poshtë mushamave që herë pas here i merr era. Problemi më i madh shoqërues e më shqetësuesi për tregtarët e tregut, është mungesa e tualeteve. Ata ende jetojnë me kushtet si në mesjetë.

Edhe pse detyrimet paguhen te Bashkia rregullisht, përsëri nga ky institucion nuk po merret ende asnjë masë për të plotësuar qoftë edhe kërkesën më minimale për pajisjen me tualete. Thirrjet që ata bëjnë, lidhur me këto probleme përplasen vetëm me premtimet boshe të institucioneve. E njëjta situatë e pashpresë qëndron edhe tek Tregu i Fruta-Perimeve. Tregtarët aty vazhdojnë gjithashtu të punojnë në kushte të vështira, ku uji futet në të gjitha anët dhe nuk rrezikohet vetëm kalbja e perimeve, por sidomos edhe siguria e shëndetit të tyre.
Duke ngulmuar që zëri i tyre të dëgjohet përmes thirrjeve që kanë bërë në redaksinë e Saranda Web, pritet dhe kërkohet reagimi dhe ndërhyrja e institucioneve përkatëse për të zgjidhur apo lehtësuar problematikat e tyre.

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

“O hajdut”! Pirro Vengu përballet me protestuesit para Kuvendit
Filiali i Universitetit të Tiranës në Sarandë çel vitin akademik, vijojnë regjistrimet
Ksamil: motori del nga rruga, drejtuesi 28-vjeçar transportohet në spital
ALYACHT PREMIUM HOTEL kërkon Recepsionist Turni i Natës
Ndryshime të reja për legalizimet: Afat 30 ditë dhe mbyllje dosjeje për ata që pengojnë verifikimet
Tumat në Bajkaj: Çfarë zbuluan arkeologët në kodrat që banorët i quanin “kokojka”?

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.