Operacion i madh policor në Thesproti, 8 të arrestuar dhe 30 të tjerë të shoqëruar

Një operacion i madh policor është zhvilluar sot në Thesproti të Greqisë, në kuadër të hetimeve për një rast të dyshuar të kalimit dhe transportimit të paligjshëm të emigrantëve nga Shqipëria drejt territorit grek. Sipas informacioneve të publikuara nga media lokale “Diavouleusi”, raportohen të paktën tetë të arrestuar dhe mbi 30 persona të shoqëruar.

Në qendër të veprimeve policore është zona e Sagiadës. Në operacion marrin pjesë edhe efektivë të Departamentit për të Huajt të Selanikut, të cilët po hetojnë çështjen dhe përfshirjen e mundshme të personave të tjerë.

Sipas të njëjtit burim, mes personave të shoqëruar për t’u marrë në pyetje janë pronari i një biznesi vendas dhe punonjës të tij. Ndërkohë, informacionet e fundit përmendin një banor të Igumenicës mes të arrestuarve, si dhe përfshirjen e dyshuar të shtetasve grekë.

Hetuesit po shqyrtojnë nëse personat nën hetim kanë ndihmuar në hyrjen e paligjshme të emigrantëve nga Shqipëria në Greqi dhe në transportimin e tyre brenda vendit. Sipas raportimeve, çështja lidhet me një hetim që ndiqet nga autoritetet policore në Selanik.

“Diavouleusi” sqaron se operacioni ka të bëjë me lëvizjen e paligjshme të emigrantëve dhe jo me punësimin e tyre të paligjshëm në bujqësi.

Sipas raportimit të medias greke, deri në publikimin e informacionit nuk kishte një njoftim zyrtar nga Policia Greke. Për rrjedhojë, numri i arrestimeve dhe shoqërimeve, roli i secilit person dhe akuzat e mundshme mbeten në pritje të konfirmimit zyrtar.  Saranda Web

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Operacion i madh policor në Thesproti, 8 të arrestuar dhe 30 të tjerë të shoqëruar
Lexoni më shumë
Ndryshon procedura për patentat: Çfarë parashikon udhëzimi i ri për kontrollet mjekësore
Lexoni më shumë
Treni elektrik te Syri i Kaltër nën verifikim, BKH kontroll në banesën e nënkryetarit të Bashkisë Sarandë
Lexoni më shumë
Fondet IPARD III ende pa u hapur, BE kërkon garanci për administrimin e tyre
Lexoni më shumë
Protestuesit kërkojnë largimin e Ramës, Policia u kërkon 5 mijë lekë për bllokimin e rrugës
Lexoni më shumë
Keni pyetje për Tatimet? Tashmë mund t’ia drejtoni “Muçit” virtual
Lexoni më shumë

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.