Tre të rinj plagosen me thikë në Sarandë, dy në pranga dhe një në kërkim

Tre të rinj plagosen me thikë në Sarandë, dy në pranga dhe një në kërkim

Tre të rinj kanë mbetur të plagosur pas një konflikti me thika të ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në Sarandë. Ngjarja është regjistruar rreth orës 22:00 në një subjekt tregtar në lagjen nr. 1, pranë hyrjes së shëtitores së qytetit. Të plagosurit janë transportuar menjëherë në urgjencën e Spitalit të Sarandës, ku kanë marrë ndihmën e parë mjekësore. Ata janë identifikuar si vëllezërit Elidon Shukulli, 24 vjeç, Mario Shukulli, 20 vjeç, si dhe Andi Saliaj, 19 vjeç.

 

 

Për shkak të gjendjes së tij, 24-vjeçari Elidon Shukulli është nisur drejt Tiranës për trajtim më të specializuar mjekësor.

Nga të dhënat paraprake dyshohet se përplasja ka nisur për motive të dobëta, ndërsa policia ka kryer veprime hetimore për të përcaktuar dinamikën dhe përgjegjësinë e personave të përfshirë.

 

Në vijim të hetimeve janë arrestuar Kamelo Aliaj, 22 vjeç, dhe Andi Saliaj, 19 vjeç, ky i fundit njëkohësisht edhe një prej personave të plagosur gjatë konfliktit. Ndërkohë, Eduard Bajrami, 19 vjeç, është shpallur në kërkim.

 

Ndaj personave të arrestuar rëndojnë akuzat për veprat penale “Plagosje e rëndë me dashje” dhe “Prishja e qetësisë publike”.

Hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të konfliktit dhe përcaktimin e rolit të secilit prej personave të përfshirë. Saranda Web

 

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Rama: Vitin tjetër nafta do të ulet me 32 lekë për litër, taksa e qarkullimit do të kalojë te makina
Lexoni më shumë
Tarifat e ujit në Sarandë dhe Ksamil drejt ndryshimit, qytetarët furnizohen vetëm 2–5 orë në ditë
Lexoni më shumë
Vrasja e Rexhep Ismailit në Gjashtë të Sarandës, kapen në Greqi dy të kërkuarit
Lexoni më shumë
Pronat në Volloder: Të djathtët bllokuan mbledhjen, Bashkia Sarandë rikthen për votim projektvendimin
Lexoni më shumë
Aksident në Sarandë, përplasen dy automjete, njëri përmbyset në rrugë
Lexoni më shumë
Protestat japin efektet e para: qeveria ul TVSH-në për ushqimet bazë në 6% 
Lexoni më shumë

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.