Të shtëna me armë zjarri në Gjashtë, 2 të plagosur transportohen në spital

Sarandë: Sherr masiv me sende të forta në fshatin Gjashtë, përfshihen edhe punonjës policie jashtë shërbimit

 

Një konflikt masiv ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së enjtes, rreth orës 01:35, në fshatin Gjashtë, Sarandë. Në përplasjen, e cila përfshiu 12 persona, mes tyre edhe punonjës policie jashtë shërbimit, u përdorën sende të forta dhe dyshohet se pati edhe të shtëna me armë zjarri.

 

Burime për Saranda Web bëjnë me dije se disa nga pjesëmarrësit në sherr kanë pësuar lëndime, ndërsa dy prej tyre, të identifikuar si vëllezërit E. N. dhe A. N., u dërguan në spital për trajtim mjekësor. Pas marrjes së ndihmës, ata u shoqëruan në Komisariatin e Policisë Sarandë për veprime të mëtejshme.

 

Po ashtu, në komisariat janë shoqëruar edhe punonjësit e policisë jashtë shërbimit, të cilët dyshohet se kanë qenë të përfshirë në konflikt. Policia, në njoftimin e saj zyrtar, nuk ka konfirmuar ende pretendimet për përdorimin e armëve të zjarrit.

 

Në një deklaratë për mediat, policia njoftoi:

 

“Më datë 02.01.2025, rreth orës 01:35, në fshatin Gjashtë, Sarandë, dyshohet se janë përfshirë në një konflikt për motive të dobëta, duke përdorur sende të forta, disa shtetas, ndërmjet tyre dhe punonjës policie jashtë shërbimit. Si pasojë e konfliktit, kanë mbetur të dëmtuar shtetasit E. N. dhe A. N., të cilët, pas marrjes së ndihmës mjekësore në spital, janë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Sarandë për veprime të mëtejshme.”

 

Grupi hetimor, në bashkëpunim me AMP dhe nën drejtimin e Prokurorisë Sarandë, po punon për identifikimin e të gjithë personave të përfshirë dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

 

Sherri mes 12 personave në Gjashtë për një makinë me qira, në vendngjarje 6 gëzhoja – FOTO

 

Website Saranda Web

Facebook Saranda Web

Instagram saranda.web

Youtube sarandaweb

Tiktok saranda.web

Pinterest sarandaweb

in sarandaweb

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Fondet IPARD III ende pa u hapur, BE kërkon garanci për administrimin e tyre
Lexoni më shumë
Protestuesit kërkojnë largimin e Ramës, Policia u kërkon 5 mijë lekë për bllokimin e rrugës
Lexoni më shumë
Keni pyetje për Tatimet? Tashmë mund t’ia drejtoni “Muçit” virtual
Lexoni më shumë
Sarandë, rrugë me dy sense, por njëra korsi edhe parkim. Kush mban përgjegjësi në rast aksidenti?
Lexoni më shumë
Akuzohet se vodhi makinën te parkimi i një hoteli në Sarandë, kapet pas 30 minutash – VIDEO
Lexoni më shumë
Ulja e TVSH – ushqimet që përfshihen dhe sa mund të bien çmimet e 54 produkteve
Lexoni më shumë

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.