Skafistët e Ksamilit protestë në koridoret e Bashkisë Sarandë. Duam takim me kryetarin – VIDEO

22/05/2618:44

Shperndaje:

Skafistët e Ksamilit protestë në koridoret e Bashkisë Sarandë: “Duam takim me kryetarin”

Dhjetëra skafistë nga Ksamili janë mbledhur sot në ambientet dhe koridoret e Bashkisë Sarandë, duke kërkuar një takim të drejtpërdrejtë me kryetarin e bashkisë për çështjen e vendbazimit të mjeteve të tyre lundruese në prag të sezonit turistik.

 

 

Sipas tyre, edhe pse janë të pajisur me licenca dhe paguajnë rregullisht taksat, ende nuk u është përcaktuar zyrtarisht vendi ku duhet të ankorojnë dhe parkojnë skafet.

 

“Jemi taksapagues, jemi me licencë, jemi në rregull me kërkesat sipas ligjit po nga bashkia ende nuk na kanë përcaktuar vendin se ku duhet t’i parkojmë skafet. Kjo është puna jonë, me këtë punë mbajmë familjet”, thotë një prej protestuesve.

 

Skafistët shprehen se mungesa e një vendimi nga bashkia po krijon pasiguri dhe vështirësi serioze për organizimin e aktivitetit të tyre, ndërkohë që sezoni turistik ka nisur dhe numri i turistëve në Ksamil po rritet çdo ditë.

 

Ata theksojnë se zgjidhja duhej të ishte dhënë më herët nga institucionet lokale, në mënyrë që operatorët turistikë të mos përballeshin me probleme në fillim të sezonit.

 

“Kjo që kërkojmë ne sot duhej të ishte bërë më përpara, kjo pasi jemi në prag të nisjes së sezonit turistik edhe pse turistët kanë filluar në Ksamil”, shpjegon një tjetër protestues.

 

Një tjetër shqetësim i ngritur prej tyre lidhet me mundësinë e zhvendosjes së parkimit të skafeve larg zonës qendrore ku kanë operuar deri më tani.

 

“Nuk jemi dakord të parkojmë skafet tona larg qendrës ku i kemi pasur deri tani”, u shprehën skafistët para kamerave.

 

Protestuesit kërkojnë që bashkia të marrë një vendim të shpejtë dhe të qartë për vendbazimin e mjeteve lundruese, duke argumentuar se vonesat po dëmtojnë drejtpërdrejt punën dhe të ardhurat e familjeve që jetojnë nga turizmi detar në zonën e Ksamilit. Saranda Web

 


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Bashkia Sarandë pranon se nuk bëri dëgjesë publike për tjetërsimin e Eco Kampusit – VIDEO
Skafistët e Ksamilit protestë në koridoret e Bashkisë Sarandë. Duam takim me kryetarin – VIDEO
Dream Hotel Saranda kërkon të punësojë Recepsioniste dhe Sanitare
Një kandidat: PD Sarandë mobilizohet për pjesëmarrje masive në votimin për Berishën
Agjencia Turistike LEKA TOURS kërkon Guide turistike në Sarandë
Peshkatarët në Limion heshtin nga frika: Këta urdhërojnë edhe peshkun të mos futet në rrjetën e atij që ankohet

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.