BASHKIA SARANDE

26/02/1620:01

Shperndaje:

-Bashkia_Sarandë

BASHKIA SARANDE

Bashkia Sarande perfshin Saranden, Ksamilin, Gjashten, Metoqin, Shelegarin, Cuken, Berdeneshin dhe Manastirin.    

Bashkia  Sarande kufizohet në veri me bashkitë Himarë dhe Delvinë, në jug me bashkinë Konispol, në lindje me bashkinë Finiq dhe në perëndim me detin Jon. Kryeqendra e Bashkisë është qyteti i Sarandës. Bashkia e re ka dy njësi administrative, qytetin e Sarandës dhe komunën e Ksamilit.

Bashkia Sarande – Popullsia

Sipas Censusit të vitit 2011 bashkia  e Sarandës  kishte një popullsi prej  20,227 banorësh ndërsa në regjistrin civil rezultojnë si popullsi banuese 50,680 banorë. Bashkia e re ka një sipërfaqe prej 58.96 km2. Sipas censusit, densiteti i popullsisë në bashkinë e re është 343 banorë/km2 ndërsa sipas regjistrit civil, popullsia është  859.56 banorë/km2.

Bashkia Sarande – Profili

Bashkia  Sarande përbëhet tërësisht nga vija bregdetare nga Koka e Qefalit në veri deri te Kanali i Vivarit në jug. Shërbimet e turizmit detar dhe kulturor përbëjnë burimin kryesor të të ardhurave. Fshati i Çukës, i cili u shkëput nga Saranda në vitin 1996 për të kaluar në varësi të komunës Aliko, u rikthye me reformën aktuale në varësi të Sarandës. Asetet kryesore ekonomike të qytetit janë deti, peshkimi, liqeni i Butrintit etj.  Gjithashtu dhe pasuritë e stërmëdha arkeologjike, parku arkeologjik i Butrintit dhe objekte të tjera të rëndësishme. Ketu perfshihen Manastiri i 40 Shenjtorëve, Kalaja e Lëkurësit, Manastiri i Shën Gjergjit, rrënojat e kalasë së qytetit etj. Në territorin e kësaj bashkie gjenden 118 objekte të regjistruara si monumente kulture të kategorisë së parë.
Bashkia Sarande ka   në territor të saj edhe liqenin e Butrintit, i cili është një qendër e rëndësishme e prodhimit të midhjeve dhe për peshkimin në pikën e lidhjes me detin.

Kryetari i Bashkise Sarande prej vitit 2023 eshte zgjedhur Oltion Çaçi.

KONTAKTE TË BASHKISE SARANDE

KONTAKT Tel. 0035585222380 0035585222799
email :  bashkiasarande
@yahoo.com

https://sarandaweb.net/kush-eshte-adrian-gurma-kryetari-i-bashkise-sarande/

Ndiqni Saranda Web për lajme nga Bashkia e Sarandës

Facebook Saranda Web

Instagram saranda.web

Youtube sarandaweb

Tiktok saranda.web

Pinterest sarandaweb

in sarandaweb


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

100 mijë euro për rikonstruksionin e rrugës “Pandeli Boçari” në Sarandë
Arrestohen 11 persona në Sarandë dhe Delvinë, akuzohen për shpërndarje ‘malli’ – VIDEO
Operacion i Policisë gjatë natës: 15 të shoqëruar në Vlorë, Sarandë dhe Delvinë
Irakli Davella, 46-vjeçari nga Saranda që u ekzekutua sot në Athinë
Banesa e një të moshuare në Sarandë përfshihet nga flakët, nxirret nga fqinjët – VIDEO
Delvina fiton takimin ndaj Turbinës, Butrinti zbret në vendin e katërt

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.