Bashkia Sarandë pranon se nuk bëri dëgjesë publike për tjetërsimin e Eco Kampusit – VIDEO

Bashkia Sarandë pranon se nuk bëri asnjë dëgjesë publike për tjetërsimin e Eco Kampusit

Është zhvilluar ditën e sotme në Gjykatën Administrative në Lushnje seanca gjyqësore për kërkesën e shfuqizimit të vendimit të Këshilli Bashkiak Sarandë lidhur me projektin për tjetërsimin e Eco Kampusit, një çështje që ka shkaktuar reagime të forta publike në qytetin e Sarandës. Në mbështetje të avokatit dhe aktivistit Rigels Dërvishi ishte i pranishëm edhe Adriatik Lapaj.

 

 

Gjatë seancës dolën në pah disa pranime tronditëse nga përfaqësuesit e institucioneve publike.

Përfaqësuesit e Bashkia Sarandë pranuan para trupit gjykues se nuk është zhvilluar asnjë dëgjesë publike për projektin dhe se këshilltarët bashkiakë janë informuar vetëm gjatë mbledhjes ku u votua vendimi.

 

Një tjetër skandal u pranua edhe nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit, i cili deklaroi në sallën e gjyqit se marrëveshja me Bashkinë Sarandë ishte lidhur pa konsultim publik, duke u bazuar vetëm në pretendimin e bashkisë se qytetarët ishin informuar.

 

Akoma më e rëndë ishte deklarata e përfaqësuesve të Fondit Shqiptar të Zhvillimit, të cilët pranuan se në terren po kryhen punime edhe pse leja e ndërtimit ende nuk është zbardhur. Ndërkohë, përfaqësuesit e bashkisë dhanë një përgjigje që shkaktoi habi në sallë, duke deklaruar se “nuk e dinë” nëse punimet që po kryhen disponojnë leje ndërtimi apo jo.

 

Gjatë përpjekjes për të justifikuar mungesën e konsultimeve publike, bashkia tentoi të paraqiste si provë një sondazh, për të cilin nuk u sqarua as kur ishte realizuar dhe as ku ishte zhvilluar.

 

Seanca u ndoq nga afër edhe nga Saranda Web, për të informuar qytetarët mbi një prej zhvillimeve më të rëndësishme që lidhet me të ardhmen e një prej hapësirave publike më të rëndësishme në qytet.

 

Trupi gjykues caktoi seancën e radhës më 28 maj në orën 10:30, ku do të dëgjohen konkluzionet përfundimtare të palëve dhe më pas pritet shpallja e vendimit përfundimtar. Sipas zhvillimeve të deritanishme në sallën e gjyqit, vendimi do të jetë qartazi në favor të qytetarëve dhe kundër vendimit të kontestuar të Këshillit Bashkiak Sarandë. Saranda Web

 

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Operacion i madh policor në Thesproti, 8 të arrestuar dhe 30 të tjerë të shoqëruar
Lexoni më shumë
Ndryshon procedura për patentat: Çfarë parashikon udhëzimi i ri për kontrollet mjekësore
Lexoni më shumë
Treni elektrik te Syri i Kaltër nën verifikim, BKH kontroll në banesën e nënkryetarit të Bashkisë Sarandë
Lexoni më shumë
Fondet IPARD III ende pa u hapur, BE kërkon garanci për administrimin e tyre
Lexoni më shumë
Protestuesit kërkojnë largimin e Ramës, Policia u kërkon 5 mijë lekë për bllokimin e rrugës
Lexoni më shumë
Keni pyetje për Tatimet? Tashmë mund t’ia drejtoni “Muçit” virtual
Lexoni më shumë

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.