Të premten ora 09:30 zhvillohet beteja ligjore për Eco Kampusin në Gjykatën Administrative

20/05/2620:02

Shperndaje:

Të premten ora 09:30 zhvillohet beteja ligjore për Eco Kampusin në Gjykatën Administrative.

Një prej çështjeve më të debatueshme të muajve të fundit në Sarandë pritet të shqyrtohet këtë të premte, më 22 maj, në orën 09:30, në Gjykatën Administrative në Lushnje, ku Saranda Web do të jetë aty për të ndjekur dhe transmentuar këtë ngjarje me interes të lartë për qytetarët e Sarandës.

 

Të premten ora 0930 zhvillohet beteja ligjore për Eco Kampusin në Gjykatën Administrative

 

Aktivisti dhe avokati Brigels Dërvishi ka depozituar një padi ndaj Bashkia Sarandë, duke kundërshtuar vendimin e Këshillit Bashkiak për miratimin e marrëveshjes së bashkëinvestimit mes Fondit Shqiptar të Zhvillimit dhe Bashkisë Sarandë për projektin “Poli i Zhvillimit Turistik Sarandë”.

 

Më herët, Dërvishi kishte depozituar edhe një ankesë zyrtare pranë Prefektit të Qarkut Vlorë, Plator Nesturi, ku kërkonte mosfirmosjen e vendimit të datës 30 maj 2025, duke e cilësuar atë të paligjshëm dhe në kundërshtim me interesin publik.

 

Sipas tij, vendimi synon tjetërsimin e një prone publike me funksion arsimor, konkretisht të njohur si “Eco Kampus”, një hapësirë që prej vitesh konsiderohet aset me rëndësi për edukimin dhe zhvillimin e qëndrueshëm në qytetin e Sarandës.

 

Në argumentet e paraqitura tashmë edhe në gjykatë, Dërvishi pretendon se janë shkelur disa procedura ligjore dhe parime të mirëqeverisjes. Ai ngre shqetësimin për mungesën e konsultimit publik me qytetarët dhe grupet e interesit, në kundërshtim me ligjin “Për konsultimin publik” dhe dispozitat për vetëqeverisjen vendore.

 

Gjithashtu, sipas tij, prona ku parashikohet ndërtimi i projektit ka destinacion arsimor dhe çdo ndryshim i përdorimit të saj kërkon miratim nga Ministria e Arsimit, procedurë që ai pretendon se nuk është ndjekur. Në shkresën drejtuar Prefektit, aktivisti kishte kërkuar edhe vënien në dispozicion të dokumentacionit zyrtar që lidhet me vendimmarrjen, përfshirë kopjen e vendimit të Këshillit Bashkiak, listën e votuesve pro projektit dhe dokumentet mbështetëse të procedurës.

 

“Ky projekt cënon të ardhmen e arsimit në Sarandë dhe përbën një shembull të qartë të tjetërsimit të pronës publike në shërbim të interesave të errëta”, thuhet në reagimin e tij.

 

Debati politik rreth këtij projekti ka sjellë edhe reagime brenda partive politike. Pas votimit në Këshillin Bashkiak, Partia Lëvizja e Legalitetit përjashtoi nga radhët e saj dy këshilltarët që votuan pro projektit, duke e konsideruar votën e tyre si tradhti ndaj interesit qytetar. Ndërkohë, katër këshilltarë të Partia Demokratike votuan gjithashtu pro, por deri tani nuk ka pasur një reagim publik nga strukturat zyrtare të partisë lidhur me këtë çështje. Saranda Web

 


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Të premten ora 09:30 zhvillohet beteja ligjore për Eco Kampusin në Gjykatën Administrative
Erdeti Boutique Hotel kerkon të punësojë Sanitare me eksperiencë
Pegasus Beach Bar kërkon Kamarier restoranti. Ofrohet akomodim dhe ushqim
BOE Luxury Hotel kërkon Recepsionist Turni 3, Kamarier/e – Banakier/e dhe Sanitare
Hotel Panorama në Ksamil kërkon Kuzhinier për mëngjeset
Skënder Hita takim në Policinë e Sarandës: Denonconi çdo kërcënim apo presion që ju bëjnë bandat

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.