Përjashtohen 2 këshilltarë nga Partia Lëvizja e Legalitetit pas votës PRO për Eco Kampusin

Përjashtohen 2 këshilltarë nga Partia Lëvizja e Legalitetit pas votës PRO për marrëveshjen e Eco Kampusit

 

Pas zhvillimeve të fundit në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Sarandës, ku u miratua me shumicë votash marrëveshja e bashkëinvestimit ndërmjet Fondit Shqiptar të Zhvillimit dhe Bashkisë Sarandë për projektin strategjik “Poli i Zhvillimit Turistik”, ka ardhur një reagim i ashpër nga Partia Lëvizja e Legalitetit (PLL) në këtë qytet.

 

Përjashtohen 2 këshilltarë nga Partia Lëvizja e Legalitetit pas votës PRO për marrëveshjen e Eco Kampusit

 

Në një njoftim zyrtar për mediat, dega lokale e PLL-së ka bërë të ditur përjashtimin e dy këshilltarëve të saj nga strukturat e partisë, pas vendimit të tyre për të votuar pro projektit, së bashku me shumicën dhe një pjesë të këshilltarëve të Partisë Demokratike.

 

 

“Vota pro e dy këshilltarëve tanë është krejtësisht në kundërshtim me vizionin, parimet dhe qëndrimin e Partisë Lëvizja e Legalitetit ndaj këtij projekti, i cili konsiderohet i dëmshëm për interesin publik dhe zhvillimin e qëndrueshëm të Sarandës. Ky akt është i papranueshëm dhe përbën tradhti ndaj elektoratit dhe përgjegjësisë politike që u është besuar”, – thuhet në deklaratën zyrtare.

 

Sipas PLL-së, vota pro e këtyre dy anëtarëve është parë si një përulje ndaj interesave klienteliste, në një kohë kur shqetësimet mbi transparencën, ndikimin në territor, pronësinë publike dhe përfshirjen e komunitetit në këtë projekt janë ende të mëdha.

 

Deklaratë për media
Partia Lëvizja e Legalitetit – Dega Sarandë

 

Sarandë, më 30 maj 2025

 

Partia Lëvizja e Legalitetit, dega Sarandë, shpreh indinjatën më të thellë dhe distancimin e prerë nga vota e dhënë sot në Këshillin Bashkiak nga dy këshilltarët tanë, të cilët në mënyrë të papërgjegjshme dhe në kundërshtim të plotë me qëndrimin zyrtar të partisë, votuan pro marrëveshjes së bashkëinvestimit ndërmjet Bashkisë Sarandë dhe Fondit Shqiptar të Zhvillimit, me objekt projektin e ashtuquajtur “Poli i Zhvillimit Turistik në Sarandë”.

 

Kjo votë është një akt i rëndë devijimi politik, që bie ndesh me parimet dhe vizionin e Partisë Lëvizja e Legalitetit për një zhvillim të drejtë, të barabartë dhe të qëndrueshëm të qytetit të Sarandës, në shërbim të interesit publik e jo të axhendave të errëta klienteliste.

 

Vota pro e këtyre dy përfaqësuesve tanë nuk ka asnjë lidhje me vullnetin e partisë, është e papranueshme dhe nuk përfaqëson më asnjë zë të Lëvizjes së Legalitetit në këtë këshill. Në këtë kuadër, njoftojmë se këta dy individë janë zyrtarisht të përjashtuar nga radhët e partisë dhe nuk gëzojnë më asnjë mbështetje apo legjitimitet politik nga ana jonë.

 

Partia Lëvizja e Legalitetit do të vijojë të jetë zë i fortë i mbrojtjes së interesit qytetar, të transparencës dhe të mbikëqyrjes së çdo projekti që prek territorin dhe resurset e Sarandës, duke mos toleruar asnjë devijim nga kjo linjë.

 

I bëjmë thirrje qytetarëve të Sarandës të jenë të vëmendshëm dhe aktivë, sepse vendimmarrja për qytetin nuk mund të reduktohet në pazare politike, por duhet të jetë rezultat i konsultimit dhe përfshirjes së komunitetit.

 

Kjo nuk është zhvillim. Kjo është kapje e territorit në emër të investimit, thuhet në reagimin e Partisë Lëvizja e Legalitetit Sarandë. 

 

Website Saranda Web

Facebook Saranda Web

Instagram saranda.web

Youtube sarandaweb

Tiktok saranda.web

Pinterest sarandaweb

in sarandaweb

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Progonati shpk kërkon të punësojë Agjent Shitjesh në Sarandë
Lexoni më shumë
Familjarët në alarm për zhdukjen e një personi nga Saranda, humb kontaktet gjatë udhëtimit drejt Greqisë
Lexoni më shumë
Atentati në Gjirokastër, dyshime për lidhje me vrasjen e Artan Myrtajt në Sarandë
Lexoni më shumë
Butrinti përmbys Apoloninë në Fier, Mario Mërkuri shënon dy gola dhe i jep fitoren 2-1
Lexoni më shumë
Butrinti luan nesër në Fier ndaj Apolonisë, një përballje e rëndësishme në Kategorinë e Dytë
Lexoni më shumë
Tetë vjet pa drita, apeli i 68-vjeçarit: Më kanë marrë shpirtin ngado që kam vajtur
Lexoni më shumë

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.