Një kandidat: PD Sarandë mobilizohet për pjesëmarrje masive në votimin për Berishën

Një kandidat: PD Sarandë mobilizohet për pjesëmarrje masive në votimin për Berishën. “Garë” historike në PD: Sali Berisha kandidati i vetëm, dega e Sarandës mobilizohet për të “maskuar” zgjedhjet si votëbesim

 

 

Një proces që ngjan më shumë me referendum koreano-verior sesa me zgjedhje të brendshme partie pritet të zhvillohet këtë të shtunë në degën e Partisë Demokratike në Sarandë, ku anëtarësia është thirrur të marrë pjesë në “votëbesimin” për kryetarin e partisë. Në garë ndodhet vetëm një kandidat: Sali Berisha.

 

Meqenëse fjala “zgjedhje” do të tingëllonte disi e ekzagjeruar në mungesë totale rivalësh, strukturat e PD-së kanë zgjedhur termin më kreativ “votëbesim”, për t’i dhënë procesit një atmosferë suspense-i demokratik.

 

PD Sarandë u bën thirrje demokratëve të marrin pjesë masivisht në këtë ushtrim solemn të demokracisë me rezultat të paracaktuar:

 

“Ditën e shtunë, më 23 Maj 2026, zhvillohet procesi i votëbesimit për Kryetarin e Partisë Demokratike të Shqipërisë. Procesi zhvillohet sipas parimit ‘Një anëtar, një votë’. Orari i votimit: 08:00 – 18:00. Qendra e votimit do të jetë pranë selisë së degës. Ftohen të gjithë anëtarët të marrin pjesë në këtë proces votëbesimi. Ju lutemi të paraqiteni para komisionit me kartën e anëtarësisë dhe një mjet identifikimi.”

 

Demokratët e Sarandës pritet të përballen kështu me sfidën më të madhe politike të vitit: si të votojnë për të vetmin emër në fletë pa krijuar konfuzion në kuti. Saranda Web

 

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Protestuesit kërkojnë largimin e Ramës, Policia u kërkon 5 mijë lekë për bllokimin e rrugës
Lexoni më shumë
Keni pyetje për Tatimet? Tashmë mund t’ia drejtoni “Muçit” virtual
Lexoni më shumë
Sarandë, rrugë me dy sense, por njëra korsi edhe parkim. Kush mban përgjegjësi në rast aksidenti?
Lexoni më shumë
Akuzohet se vodhi makinën te parkimi i një hoteli në Sarandë, kapet pas 30 minutash – VIDEO
Lexoni më shumë
Ulja e TVSH – ushqimet që përfshihen dhe sa mund të bien çmimet e 54 produkteve
Lexoni më shumë
Bonusi mujor i pensioneve pritet të dyfishohet në 2027, sa përfiton secila kategori
Lexoni më shumë

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.