Siguria, plazhet dhe zhurmat sjellin në Sarandë për takim urgjent 2 ministra – VIDEO

Siguria, plazhet dhe zhurmat sjellin në Sarandë për takim urgjent 2 ministra. Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, dhe ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, ndodhen në Sarandë në kuadër të ndjekjes së masave për mbarëvajtjen e sezonit turistik. Në takim edhe kryetari i Bashkisë Sarandë Oltion Çaçi.

 

 

Në fokus të vizitës janë çështjet që lidhen me menaxhimin e flukseve të shtuara të udhëtarëve në porte dhe pikat e kalimit kufitar, si dhe masat për garantimin e sigurisë së qytetarëve dhe turistëve gjatë periudhës së ngarkuar të verës.

 

Sipas qëndrimit të përcjellë gjatë vizitës, një tjetër çështje që kërkon vëmendje është administrimi i hapësirave bregdetare. Plazhet publike duhet të mbeten të aksesueshme për qytetarët dhe pushuesit, të jenë të sigurta dhe të menaxhohen në përputhje me përgjegjësitë e institucioneve dhe operatorëve përkatës.

 

Vëmendje i është kushtuar edhe problematikës së zhurmave gjatë sezonit turistik. Institucionet kërkojnë respektimin e rregullave, në mënyrë që aktiviteti i bizneseve dhe jeta e natës të mos kthehen në burim shqetësimi për banorët dhe pushuesit.

 

Vizita e dy ministrave në Sarandë zhvillohet në një periudhë kur qyteti dhe zonat turistike përreth përballen me fluks të lartë vizitorësh, duke shtuar njëkohësisht kërkesat për shërbime, siguri, administrim të hapësirave publike dhe respektim të rregullave gjatë sezonit veror. Saranda Web

 

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Keni pyetje për Tatimet? Tashmë mund t’ia drejtoni “Muçit” virtual
Lexoni më shumë
Sarandë, rrugë me dy sense, por njëra korsi edhe parkim. Kush mban përgjegjësi në rast aksidenti?
Lexoni më shumë
Akuzohet se vodhi makinën te parkimi i një hoteli në Sarandë, kapet pas 30 minutash – VIDEO
Lexoni më shumë
Ulja e TVSH – ushqimet që përfshihen dhe sa mund të bien çmimet e 54 produkteve
Lexoni më shumë
Bonusi mujor i pensioneve pritet të dyfishohet në 2027, sa përfiton secila kategori
Lexoni më shumë
Shuhet në moshën 69-vjeçare Apostol Lako, një emër i njohur në fushën e arsimit
Lexoni më shumë

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.