Shuhet Luan Ahmeti, themeluesi i shkollës “DEA” në Sarandë
Saranda ka humbur një nga figurat më të respektuara të arsimit në qytet. Luan Ahmeti, themeluesi i shkollës private “DEA”, është ndarë nga jeta pas një sëmundjeje të rëndë, duke lënë pas një trashëgimi të pasur në fushën e edukimit.

Me një karrierë mbi 50-vjeçare të përkushtuar ndaj arsimit, Ahmeti ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm në edukimin e brezave të tërë në Sarandë, Ksamil dhe Mursi. Ai nisi si mësues i fizikës, për të vijuar më pas si drejtues shkollash dhe Drejtor i Zyrës Arsimore të Rrethit Sarandë.
Nga shkolla “Adem Sheme” tek “9 Tetori”, nga shkolla e mesme në Ksamil tek ajo në Mursi – dikur me mbi 500 nxënës – dhe më pas në gjimnazin “Hasan Tahsini”, Luan Ahmeti la gjurmë në çdo institucion ku punoi. Kulmi i vizionit të tij ishte themelimi i shkollës jopublike “DEA 2001”, një institucion që ai e konceptoi, ngriti dhe e ktheu në simbol të vlerës dhe cilësisë në arsim.
Një profesionist i përkushtuar, aktiv dhe i palodhur, si në shërbimin publik ashtu edhe në sektorin privat, Luan Ahmeti do të kujtohet si një njeri i sjellshëm, qytetar shembullor dhe mësues që nuk reshti së dhëni për arsimimin, deri në fund.
Website Saranda Web
Facebook Saranda Web
Instagram saranda.web
Youtube sarandaweb
Tiktok saranda.web
Pinterest sarandaweb
in sarandaweb