Shuaip Beqiri: Konispoli rilindi gjatë 1 viti

22/10/1621:01

Shperndaje:


konispoliNë një intervistë për Birn Albania, kryetari i Bashkisë Konispol Shuaip Beqiri flet për punën 1-vjeçare  në krye të bashkisë.
Cilat janë tre arritjet/premtimet kryesore që ju i mendoni si të suksesshme gjatë vitit të parë të drejtimit të bashkisë Konispol?
Gjate drejtimit një-vjeçar të bashkisë Konispol mendoj se tre premtimet e mbajtura ose të realizuara janë:
a)Furnizimi me ujë të pijshëm në fshatrat që kanë pasur probleme si:
–  përfundimi me sukses i furnizimit me ujë 24 orë i fshatit Markat.
–  ndërhyrje në stacionin e pompimit në fshatin Dishat që bëri të mundur furnizim 24 orë.
–  ndërhyrje në rrjetin e brendshëm të ujësjellësit në fshatin Shëndelli.
–  Jemi në fazë tenderimi për Ujësjellësin e qytetit Konispolit.
b) Hartimi i masterplanit
Në bashkëpunim me qeverinë shqiptare bëmë të mundur përfshirjen e Bashkisë Konispol në projektin e hartimit të masterplanit për Rivieren Shqiptare.
Ky masterplan do të bëjë të mundur evidentimin e resurseve ekonomike dhe zhvillimore për të gjithë territorin e bashkisë nga Vrina në Janjar dhe do t’i japë fund zhvillimit kaotik të deritanishëm.
c)Përmirësimi i infrastrukturës bujqësore
– Ndërhyrja e menjëhershme në rrugët lidhëse të gjithë zonës fushore për të bërë të mundur që fermerët të shkojnë në parcelat e tyre, qoftë për shërbime të përditshme, por edhe për nxjerrjen e prodhimit drejt tregut.
– Ndërhyrje në përmirësimin dhe rehabilitimin e plotë të sistemit vaditës dhe kullues.
Çfarë ka bërë bashkia në sigurimin e pjesëmarrjes qytetare (konsultimeve publike, etj) dhe transparencën gjatë këtij viti?
–          Bashkia Konispol ndryshe nga vitet e tjera, për përgatitjen e paketës fiskale dhe buxhetit për vitin 2016 ka bërë konsultime me grupet e interesit në të treja njësitë administrative.
–          Nga këto takime janë marrë mendimet dhe problematikat kryesore të cilat janë pasqyruar në dokumentet përkatës.
–          Publiku ka qenë pjesëmarrës në takimet dhe shkëmbimet e mendimeve për hartimin e masterplanit.
Cilat janë tre sfidat kryesore me të cilat përballet bashkia e re dhe si mendoni t’i adresoni ato?
Sfidat me të cilat përballet bashkia e re janë:
–          Përfundimi i regjistrimit të plotë të të gjithë titujve të pronësisë për tokat bujqësore dhe objektet ndërtimore.
–          Transferimi i pronave nga qeveria qendrore drejt pushtetit vendor, qofshin këto kullota por edhe toka bujqësore të lira të cilat ndodhen brenda territorit të bashkisë.
–          Ngritja dhe kompletimi i të gjithë infrastrukturës për pastrimin e territorit.
Z. Beqiri, ju keni premtuar gjatë fushatës elektorale disa ndërhyrje emergjente në infrastrukturë, sidomos në akset rrugore Ninat-Janjar, Shkallë-Vrinë, Shalës-Vërvë,  rehabilitimi i rrugëve të brendshme të fshatit Vrinë, Shëndëlli, akset kryesore në tokat bujqësore. Një vit më pas, sa prej këtyre premtimeve mund t’i konsideroni të realizuara?
–          Për aksin Shkallë–Vrinë ka përfunduar projekt preventivi, relacionet përkatës dhe është titulluar “Unaza ekonomike Shkallë–Vrinë” pasi është një aks që çon drejt tregut gjithë prodhimin  bujqësor të zonës, është urë lidhëse midis pikës doganore Qafë Botë–Butrint–Sarandë dhe së shpejti pritet financimi i saj nga qeveria shqiptare.
–          Për aksin Shalës-Verve është parashikuar në buxhetin e këtij viti nga të ardhurat e vetë bashkisë ndërhyrje në disa pika problematike.
–          Në rrugën Ninat–Janjar ka qenë duke u zbatuar një investim i cili ka pasur probleme teknike dhe ligjore të cilat janë duke u zgjidhur nga strukturat qendrore. Me zgjidhjen e tyre së shpejti do të fillojë investimi edhe aty.
–          Jemi duke përfunduar restaurimin e plotë të qendrës së qytetit Konispol.
–          Ka filluar puna për rikonstruksionin  e plotë dhe ndërtim palestrës në Shkollën “Bido Sejko Konispol”.
–          Është bërë pajisja me bazë materiale e shkollës së fshatit Vrine.
–          Vazhdon puna për rehabilitimin dhe zgjerimin e varrezave publike për fshatrat Shalë, Markat, Janjar dhe Dishat.
–          Është drejt përfundimit investimi për zgjidhjen e problemit të ujërave të zeza fshati Xarrë.
–          Është prokuruar objekti “Rikonstruksion rruge të brendshme të fshatit Mursi”
–          Pritet të fillojnë punimet për rikonstruksion rruge të brendshme në Konispol dhe Xarrë.
Bashkia Konispol ka në territorin e saj pjesën më të virgjër të bregdetit shqiptar. Çfarë po bëhet për të zhvilluar turizmin e qëndrueshëm në ndihmë të ekonomisë vendore përgjatë këtij bregdeti?
Me përfundimin e masterplanit të bashkisë zgjidhim dhe orientimin që do t’i japim zhvillimit  të këtij bregdeti.
Zona e Konispolit është e njohur në të gjithë Shqipërinë për zhvillimin e bujqësisë intensive. Çfarë po bën bashkia në promovimin dhe nxitjen e këtij modeli?
Bashkia Konispol në bashkëpunim me fermerët dhe sipërmarrësit e import–eksportit të produkteve tona bujqësore janë duke negociuar për ngritjen e kapaciteteve përpunuese, (seleksionimin dhe paketimin) e prodhimit me qëllim arritjen e standardeve europiane në tregtimin e produktit.
Jemi duke stimuluar ngritjen e bashkimit të fermerëve, qoftë për mbjelljet dhe subvencionet, qoftë edhe në drejtim të tregtimit.
Jemi në bashkëpunim me OJQ të ndryshme për asistence teknike qoftë për marketingun, por edhe në shërbimet e përditshme të kulturave bujqësore.

 


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Akuzohen se shpërndanin drogë në Sarandë e Delvinë, “Arrest në burg” për 12 persona
Komisariatet e Policisë Sarandë dhe Delvinë me drejtues të rinj – EMRAT
ROSSMANN & LALA po kërkon një Punonjëse Dyqani – KASIERE
Zgjatimi i shëtitores së Sarandës deri tek kanali i Çukës premtim i pambajtur
I dënuar me 21 vite burg në Itali për trafik, sekuestrohen pasuritë e një personi në Delvinë
ABZHR lajm të mirë për 699 fermerë nga Saranda, Delvina, Konispoli dhe Finiqi

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.