Shqipëria, me një bregdet si Karaibet

07/04/177:21

Shperndaje:

Shqipëria, me një bregdet si Karaibet
Një diamant ende në stadin e përpunimit, por me bukuri të rralla. Duket kjo pamja që i përshtatet më shumë Shqipërisë, një tokë akoma e paprekur mirë nga turistët, por që fsheh peizazhe shumë të bukura, plazhe që ngjajnë me ato të Karaibeve dhe një mikpritje të madhe.
Në shkrimin e publikuar sot nga websiti italian “Tgcom 24” me titull: “Shqipëria, një bregdet që i ngjan Karaibeve”, thuhet se është bregdeti i jugut të Shqipërisë, ai që të dhuron pamje natyrore të mahnitshme, që shtrihet nga Vlora në Sarandë, dhe në zonën e Parkut Kombëtar të Llogarasë.
Male të gjelbër dhe shkëmbor, pas plazheve me rërë ose shkëmbinjve në detin e kristaltë, nga të cilat mund të zhytesh.
Deti në Shqipëri është sinonimi i pushimeve low cost. Zona bregdetare, edhe pse shumë e populluar në muajin gusht, është ende pak e njohur nga turizmi i masës dhe çmimet e hoteleve e restoranteve janë të larta. Ja disa nga vendet më të bukura për pushime në Shqipëri, që të jeni të sigurtë do t’iu surprizojnë.

Vlora, historia dhe plazhet– Vlora është një nga qytetet më antike të Shqipërisë. U themelua në shekullin e VI p.e.s me emrin Aulona. Jo larg Vlorës është plazhi i Jalës që ndodhet në jug të qytetit pak kilometra nga plazhi i njohur i Drimadhës, afër fshatit të Vunoit. Një plazh i mrekullueshëm dhe i qetë, me rërë , i lagur nga ujëra të mrekullueshme ngjyrë turkuazë dhe transparentë. Drimadhës është një magji: me një rërë të artë ku është e mundur të qëndrosh dhe të shijosh një nga perëndimet spektakolare karakteristike të Shqipërisë.
Shpella e piratëve- Plazhi i Livadhit, në këmbët e kështjellës së qytetit, është e rrethuar nga një bimësi e dendur dhe në të dy anët nga shkëmbinj : edhe këtu deti është transparent , dëshmi e një natyre ende të ruajtur.

Shqipëria, me një bregdet si Karaibet
Shumë restorante në Himarë ofrojnë ushqime shumë të shijshme dhe pjata me bazë peshkun , kallamarët dhe karkalecat. Pranë Dhërmiut , një bregdet antik dhe shumë tërheqës me plazhe të mrekullueshme, ndodhen edhe disa ishuj të vegjël si Shkambo, Jaliksari dhe Gjipea , që janë afër dy kilometra. Tek këta ishuj shkohet me makinë, varkë ose në këmbë për 15-20 minuta .
Për mos t’u humbur është shpella e piratëve që kohë më parë strehonte piratët e detit e sot e famshme per intimitetin e hapësirës së saj në rritje, me ngjyrën blu të fortë të ujit të detit.
Plazhet e bukur përballë Korfuzit- Saranda një gji i vogël, i hapur në jug dhe i rrethuar nga kodra, ka përballë ishullin grek të Korfuzit. Në zonën e Sarandës nuk është për t’u humbur Ksamili , një vend turistik mbi bregun e qytetit antik të Butrintit , 17 km larg nga Saranda dhe rrethuar nga disa ishuj të vegjël përreth plazhit të magjishëm. Për të përfunduar me plazhin Pulëbardhat, absolutisht ndër më të bukurit në Shqipëri, tek i cili mund të shkosh me varkë për të zbuluar dhe shijuar ishuj të tjerë të vegjël që rrethojnë bregun. /ata


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Avokati denoncon shefin e IMT Sarandë për korrupsion dhe lidhje me krimin e organizuar – VIDEO
Akuzohen se shpërndanin drogë në Sarandë e Delvinë, “Arrest në burg” për 12 persona
Komisariatet e Policisë Sarandë dhe Delvinë me drejtues të rinj – EMRAT
ROSSMANN & LALA po kërkon një Punonjëse Dyqani – KASIERE
Zgjatimi i shëtitores së Sarandës deri tek kanali i Çukës premtim i pambajtur
I dënuar me 21 vite burg në Itali për trafik, sekuestrohen pasuritë e një personi në Delvinë

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.