Policia publikon me VIDEO sukseset në punën e saj: Kemi shtuar edhe kontrollet

Policia publikon me VIDEO sukseset në punën e saj: Rritet fluksi në Portin e Sarandës dhe në Qafë Botë, shtohen sportelet dhe kontrollet gjatë sezonit turistik. 

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë dhe Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin kanë bërë publike rezultatet e punës për muajin qershor 2026, me fokus të veçantë te masat për sezonin turistik në zonën e Sarandës.

 

 

Sipas Policisë Kufitare, në Portin e Sarandës dhe në Pikën Kufitare të Qafë Botës është regjistruar një rritje e ndjeshme e fluksit të udhëtarëve. Gjatë muajit qershor, në këto pika, së bashku me Portin e Vlorës, janë përpunuar 78 456 shtetas të huaj, rreth 3.2% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

 

Për të përballuar fluksin, janë hapur poste shtesë pune në Qafë Botë dhe Portin e Sarandës, ndërsa janë angazhuar edhe efektivë të deleguar nga drejtori të tjera të Policisë së Shtetit. Gjithashtu, po instalohen pajisje të reja teknologjike për të përshpejtuar procedurat e kontrollit kufitar.

 

Në det, Policia Kufitare ka intensifikuar kontrollet edhe në zonën e Sarandës, ku janë kontrolluar mjete turistike lundruese dhe janë marrë masa ndaj shkelësve të rregullave të sigurisë. Në të gjithë qarkun janë bllokuar 66 mjete lundruese dhe janë vendosur 68 masa administrative, kryesisht për shkelje të perimetrit të sigurisë, mungesë dokumentacioni dhe shkelje të tjera të legjislacionit detar.

 

Ndërkohë, nga strukturat e Policisë së Sarandës u zhvillua operacioni “The Last Window”, gjatë të cilit u zbardhën 5 vjedhje me thyerje në banesa, duke çuar në arrestimin e 4 personave dhe shpalljen në kërkim të një tjetri.

 

Policia njofton se gjatë gjithë sezonit turistik kontrollet do të vijojnë 24 orë në Portin e Sarandës, në Qafë Botë dhe përgjatë vijës bregdetare, me qëllim garantimin e sigurisë së qytetarëve dhe turistëve. Saranda Web

 

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Ligji i ri për turizmin, qeveria ruan dhënien e pronave shtetërore deri në 99 vjet dhe shitjen e vilave në resorte
Lexoni më shumë
Këshilli Bashkiak Sarandë mblidhet të premten, diskutohen tarifat e ujit, pronat dhe sezoni turistik
Lexoni më shumë
Nga 2027 ndryshojnë rregullat e telefonisë celulare: Çfarë përfitojnë qytetarët
Lexoni më shumë
Butrinti dhe Luftëtari në përballje për kreun, Delvina kërkon fitoren ndaj Albpetrolit
Lexoni më shumë
Kapet duke transportuar 21 emigrantë me destinacion Italinë, arrestohet 35-vjeçari
Lexoni më shumë
Rama: Vitin tjetër nafta do të ulet me 32 lekë për litër, taksa e qarkullimit do të kalojë te makina
Lexoni më shumë

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.