PORTI i SARANDES – PORT of SARANDA

PORTI i SARANDES – PORT of SARANDA

Porti i Sarandes (Port of Saranda) është porti i vetëm që shërben në Shqipërinë jugore dhe qytetet Sarandë, Delvinë, Gjirokastër, Përmet dhe Tepelenë.

Porti është një nga atraksionet kryesore turistike në qytet, me një shëtitore të bukur, një terminal me udhëtime ditore në Korfuz për pasagjerët. I rrethuar nga restorante komode me pamje nga deti, ideale për të kaluar një ditë vere ose një mbrëmje romantike.

Porti i Sarandes

Porti Sarandes është shumë i vjetër. Ai duket sikur ka qënë aty gjithmon. Porti i Sarandës përmendet në disa shkrime të vjetra.

 Ciceroni, oratori i famshëm romak, kishte në rrethinat e Butrintit mikun e tij më të afërt, Pompon Atikun. Ai e përmend, në shkrimet e tij ndalesën, në portin e Sarandës. Ciceroni ndaloi aty, duke u kthyer nga Butrinti, për në Romë.

 Dijetarët e mëdhenj, e përmendin  portin, si një pikë të rëndësishme tranziti, në lidhjet mes Romës dhe Greqisë. Porti i Sarandës, ka përjetuar çdo histori, që kanë kaluar këto troje.

Megjithatë, porti i Sarandës, gjithmon në cdo kohë, ka rilindur. Krijimi i Shqipërisë së pavarur, e gjeti portin e Sarandës shumë të rënuar .

 Zhvillimin më të madh, ky port duket se e mori në kohën e  Mbretit Zogu I.

 Gjatë kohës së pushtimit Italian, qyteti dhe porti u  pagëzua me emrin “Porto Eda”. Eda ishte vajza e dashur e Mussolinit, por në vitet e komunizmit, qyteti mori përsëri emrin Saranda. Në ditët e sotme porti Sarandes, ka pesuar shumë ndryshime. Me  investimet e njëpasnjëshme, porti është zgjeruar shumë dhe pret e përcjellë, shumë turista e udhëtarë, ashtu siç priste dikur Ciceronin e madh,. Porti  është, e do të jetë gjithmon atje, si një dëshmitar i kohrave.

Udhetime nga Porti i Sarandes

Nga Porti i Sarandës aktualisht kryhen udhëtime vetëm drejt Korfuzit. Porti pret krociera dhe jahte nga e gjithë bota, një pjesë e të cilave ankorohen në port për të kryer furnizime me karburant, ushqime dhe për të sjellë vizitorë.

Lajme dhe Info për Portin e Sarandes

Website Saranda Web

Facebook Saranda Web

Instagram saranda.web

Youtube sarandaweb

Twitter Saranda Web

Tiktok saranda.web

Pinterest sarandaweb

Linktree sarandaweb

in sarandaweb

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Fondet IPARD III ende pa u hapur, BE kërkon garanci për administrimin e tyre
Lexoni më shumë
Protestuesit kërkojnë largimin e Ramës, Policia u kërkon 5 mijë lekë për bllokimin e rrugës
Lexoni më shumë
Keni pyetje për Tatimet? Tashmë mund t’ia drejtoni “Muçit” virtual
Lexoni më shumë
Sarandë, rrugë me dy sense, por njëra korsi edhe parkim. Kush mban përgjegjësi në rast aksidenti?
Lexoni më shumë
Akuzohet se vodhi makinën te parkimi i një hoteli në Sarandë, kapet pas 30 minutash – VIDEO
Lexoni më shumë
Ulja e TVSH – ushqimet që përfshihen dhe sa mund të bien çmimet e 54 produkteve
Lexoni më shumë

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.