Sherri për parkimin, regjistrohet plagosja e parë në Sarandë për këtë vit

Ish-efektivi i Komisariatit të Sarandës, Lavdosh Metaj, 41-vjec,  ka mbetur i plagosur në orët e para të mëngjesit të sotëm.

41-vjecari me origjinë nga Mallakastra, dyshohet të jetë goditur me thikë nga roja i një hoteli në lagjen nr.1 në Sarandë. Metaj kishte parkuar automjetin brenda hotelit dhe kur ka shkuar ta marrë, nuk ka pranuar të kryejë pagesën.

Për këtë shkak është konfliktuar verbalisht dhe më pas fizikisht me rojen e hotelit, çka ka degjeneruar në përdorimin e thikës.

 

Metaj është transportuar drejt spitalit të Sarandës ku ka marrë ndihmën i parë. Policia është ndodhur menjëherë në vendngjarje dhe ka shoqëruar autorin e dyshuar me inicialet A. Sh.

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Ksamil: motori del nga rruga, drejtuesi 28-vjeçar transportohet në spital
ALYACHT PREMIUM HOTEL kërkon Recepsionist Turni i Natës
Ndryshime të reja për legalizimet: Afat 30 ditë dhe mbyllje dosjeje për ata që pengojnë verifikimet
Tumat në Bajkaj: Çfarë zbuluan arkeologët në kodrat që banorët i quanin “kokojka”?
Banorët e Ksamilit denoncojnë rrugën e dëmtuar: “Prej korrikut është lënë pa u rregulluar”
Artizanët e Butrintit, duart që e kthejnë historinë në kujtime për vizitorët – VIDEO

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.