Sherr për vulën në partinë minoritare greke “Mega”, KQZ në pritje të vendimit përfundimtar

Sherr për vulën në partinë minoritare greke “Mega”, KQZ në pritje të vendimit përfundimtar.

 

Partia “Minoriteti Etnik Grek për të Ardhmen” (MEGA) po përballet me një krizë të thellë të brendshme, ndërsa dy figura kryesore po përplasen për drejtimin e saj dhe për vulën zyrtare. Kristo Kiço dhe Lefter Nika pretendojnë secili se janë kryetari legjitim i partisë dhe kanë dorëzuar dokumente të ndryshme në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), duke kërkuar regjistrimin e partisë në emrin e tyre.

 

Kristo Kiço ka paraqitur në KQZ një vërtetim nga regjistri gjyqësor, i cili e konfirmon si kryetar të partisë. Nga ana tjetër, Lefter Nika ka dorëzuar një vendim të shkallës së parë të Gjykatës së Tiranës, i cili e njeh atë si kryetarin e ri të partisë MEGA.

 

Në këtë përplasje ligjore dhe politike, kryetari i KQZ-së, Ilirjan Celibashi, ka bërë të qartë se do të regjistrojë atë që figuron aktualisht në regjistrin zyrtar si kryetar, përveçse nëse dorëzohet një vendim i formës së prerë që vërteton ndryshe.

 

“Sillni vendim të formës së prerë për ndryshimin e kryetarit, ndryshe do regjistroj atë që rezulton në regjistër si kryetar”, deklaroi Celibashi.

 

Situata ka shkaktuar tensione brenda partisë, e cila për vite me radhë ka qenë e ndarë nga përplasje të brendshme. Vendimi përfundimtar mbetet në duart e gjykatës, ndërsa KQZ pritet të zbatojë vetëm atë që do të përcaktohet ligjërisht.

Pritet që përplasja mes dy krahëve të partisë MEGA të vijojë edhe në ditët në vijim, ndërsa mbetet e paqartë se si kjo situatë do të ndikojë në skenën politike të minoritetit grek në Shqipëri.

 

Website Saranda Web

Facebook Saranda Web

Instagram saranda.web

Youtube sarandaweb

Tiktok saranda.web

Pinterest sarandaweb

in sarandaweb

 

 

 

 

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Fondet IPARD III ende pa u hapur, BE kërkon garanci për administrimin e tyre
Lexoni më shumë
Protestuesit kërkojnë largimin e Ramës, Policia u kërkon 5 mijë lekë për bllokimin e rrugës
Lexoni më shumë
Keni pyetje për Tatimet? Tashmë mund t’ia drejtoni “Muçit” virtual
Lexoni më shumë
Sarandë, rrugë me dy sense, por njëra korsi edhe parkim. Kush mban përgjegjësi në rast aksidenti?
Lexoni më shumë
Akuzohet se vodhi makinën te parkimi i një hoteli në Sarandë, kapet pas 30 minutash – VIDEO
Lexoni më shumë
Ulja e TVSH – ushqimet që përfshihen dhe sa mund të bien çmimet e 54 produkteve
Lexoni më shumë

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.