Sekuestohen 5 skafe luksoze, arrestohen 4 persona


Policisë së Sarandës, Policisë Kufitare dhe asaj Greke të koduar “Butrinti” janë sekuestruar 5 mjete lundruese të vjedhura. Në kuadër të këtij operacioni janë arrestuar edhe katër persona.
Më datë 02.09.2018, në grykëderdhjen e lumit “Pavllo”, u bë e mundur bllokimi i një mjeti lundrues tip Gomone me mbishkrimin “Highfield”, në të cilin u arrestuan në flagrancë dy shtetas banues në fshatin Shëndëlli, Sarandë.
Nga kontrolli i ushtruar në banesën e njërit prej tyre u gjet dhe u sekuestrua një mjet lundrues varkë plastike me mbishkrimin “Evinrude”, pa dokumentacion.
Gjithashtu, si rezultat i bashkëpunimit nga ana e Policisë Greke, është bërë i mundur arrestimi i dy shtetasve të tjerë në Ishullin e Korfuzit Greqi, të cilët janë kapur në flagrancë duke vjedhur mjete lundruese (skafe)
Nga ana jonë janë bllokuar dhe sekuestruar 2 mjete lundruese:
– Gomone “Highfield”, motor “Mërkuri” me 9HP.
– Varkë plastike “Evinrude” 25 HP.
Ndersa policia greke ka sekuestruar 3 mjete të tjera lundruese në Ishullin e Korfuzit, Greqi.
Materialet proceduriale në ngarkim të shtetasve të mitur iu referuan Prokurorisë për veprat penale “Trafikimi i mjeteve motorike” dhe “Vjedhje” / shqiptarja.com
 

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

“Çdo pasuri ka historinë e saj”, Odise Kote promovon në Sarandë romanin “Shpërfytyrimi”
Lexoni më shumë
Kamera, frigoriferi dhe televizori me Wi-Fi, si i shfrytëzojnë hakerët dhe çfarë duhet të bëni
Lexoni më shumë
Taksa e qarkullimit hiqet kalon te makinat, mjetet bujqësore do të përjashtohen
Lexoni më shumë
Rregulla të reja për shtigjet turistike, mundësi për zhvillimin e turizmit në Delvinë, Finiq, Konispol dhe Lukovë
Lexoni më shumë
Arrestohet në Igumenicë një grua me mbi 86 kg kanabis në makinë
Lexoni më shumë
Shkarkohet nga detyra kreu i IKMT? Afrim Qendro: Mua nuk më kanë njoftuar akoma
Lexoni më shumë