Së shpejti fillon puna në rrugën Levan – Qeparo

08/02/1719:26

Shperndaje:


Rruga që do të lidh fshatrat përgjatë Lumit të Vlorës, por edhe një rrugëkalim tjetër për në Sarandë përmes bregdetit, pritet t’i japë një tjetër zhvillim zones.
Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, kryetari i bashkisë së Himarës, Jorgo Goro rendit disa nga përfitimet e këtij projekti. “Rruga që do të nisim këto ditë nuk do të jetë vetëm një segment rrugor aks nacional, por një shpresë dhe ndryshim rrënjësor i kësaj pamje aktuale. Fshatra që do të lidhen me njëra-tjetrën me dalje në det. Biznese që do të ngrihen përgjatë rrugës, për të cilat uroj sa më shumë që t’i dedikohen prodhimit bujqësor dhe blegtorisë, turizmit dhe shërbimit turistik”, shkruan Goro.
rruga levan-himareProjekti i Shtëpive-Pritëse që u promovua në disa fshatra të Lumit të Vlorës, të Njësisë Administrative Hore-Vranisht në bashkëpunim me partnerët gjermanë të GIZ, për Goron, nuk do të jetë vetëm një shkëndijë për të ndryshuar pamjen aktuale të vakët për sa i përket turizmit. “Sepse rruga e re do të sjellë një ndryshim të paparë dhe shumë të mirëpritur nga ana e banorëve të rinj të Bashkisë së Himarës. Investimet dhe mbështetja me grante nga ana e qeverisë shqiptare, kryesisht në bujqesi dhe blegtori janë parësore dhe mëse të domosdoshme që të ndodhin. Lumi i Vlorës është sot në ditët e fundit të qetësisë për të filluar këto ditë rrugën aq shumë të mirëpritur nga të gjithë. Edhe pak ditë dhe Himara jonë e Re do të jetë një e pandarë, ashtu siç ka qenë në shekuj dhe siç do të jetë tashmë me këtë rrugë, përgjithnjë”, shkruan Goro.
Në 5 maj 2016, Kuvendi miratoi ratifikimin e marrëveshjes së huasë ndërmjet palës shqiptare dhe Fondit Kuvajtian për Zhvillimin Ekonomik për financimin e projektit “Rehabilitimi i rrugës së lumit të Vlorës”.
Projekti, i financuar me një fond prej 40 milionë USD, parashikon që rikonstruksioni i rrugës të krijojë një korridor të ri, më i sigurtë dhe lehtësisht më i përshkueshëm se rruga ekzistuese që lidh Qarkun e Vlorës me jugun dhe veçanërisht me bregdetin jonian.
Nga ana tjetër, ndërhyrja e propozuar është gjithashtu një projekt i zhvillimit rural, shumë i rëndësishëm, për komunitetin e Lumit të Vlorës nëpërmjet përmirësimit të aksesit tek shërbimet për banorët e 60 fshatrave, reduktimit të kostos së udhëtimit dhe kohës së transportit të produkteve bujqësore drejt tregjeve, si dhe diversifikimin e ekonomisë vendore nëpërmjet promovimit të ekoturizmit.

 


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Tenderi 100.000 euro për rrugët me beton në Shelegar, fitues oferta me 97%
IMT Sarandë shemb lokalin “Unico Lounge” në Ksamil, administrohej nga vëllezërit Sulejmani
Festa e 112-Vjetorit të Policisë në Komisariatin e Policisë Sarandë – VIDEO
U kap duke hedhur inerte në një tokë në Çukë, procedohet penalisht biznesmeni
Pritet mot me reshje të dendura dhe dëborë
Hodhi fishekzjarre, procedohet penalisht për prishje të qetësisë banori i Finiqit

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.