Së shpejti fillon investimi në Ujësjellësin e Merkos, furnizon me ujë 24 orë 15 fshatra


Rreth 39.000 banorë të bashkisë së Finiqit do të furnizohen 24 orë me ujë të pijshëm e me cilësi, pas investimeve të qeverisë në infrastrukturën e ujësjellësit.

Në Këshillin Teknik të Agjencisë Kombëtare të Ujësjellës-Kanalizime dhe Infrastrukturës së Mbetjeve u miratua studim-projektimi për t’i hapur rrugë investimit sipas projektit në fazën e parë i i cili nis brenda 2020 dhe përfshin rehabilitimin e rrjetit të jashtëm të ujësjellësit rajonal nga burimet e Merkos, në 15 fshatra të 5 njësive administrative të bashkisë Finiq.

Sipas AKUM, ky ujësjellës do të ofrojë zgjidhje definitive të infrastrukturës nga stacionet e pompimit në rezervuarët e fshatrave.

“Ujësjellësi do të ketë impakt të drejtpërdrejtë në furnizimin me ujë të pandërprerë për 9 rreth 9 mijë banorë”, – shprehet AKUM.

Investimet në ujësjellësin rajonal të Finiqit datojnë në 1970. Stacionet e pompimit tërësisht jashtë funksionit, ndërsa rezervuaret e ujit të ndërtuara me teknologji të vjetër dhe sot të degraduara.

Këshilli Teknik, AKUM do të marrë në shqyrtim Fazën 2 që pritet të prezantohet gjatë 2020-ës dhe do të përfshijë: rehabilitimin e rrjetit të brendshëm dhe implementimin e monitorimit elektronik SCADA.

Investimet e qeverisë qendrore në infrastrukturën e ujësjellësit synojnë të garantojë furnizimin me 24 orë ujë të pijshëm e me cilësi për rreth 39.000 qytetarë të bashkisë Finiq./atsh

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Ksamil: motori del nga rruga, drejtuesi 28-vjeçar transportohet në spital
ALYACHT PREMIUM HOTEL kërkon Recepsionist Turni i Natës
Ndryshime të reja për legalizimet: Afat 30 ditë dhe mbyllje dosjeje për ata që pengojnë verifikimet
Tumat në Bajkaj: Çfarë zbuluan arkeologët në kodrat që banorët i quanin “kokojka”?
Banorët e Ksamilit denoncojnë rrugën e dëmtuar: “Prej korrikut është lënë pa u rregulluar”
Artizanët e Butrintit, duart që e kthejnë historinë në kujtime për vizitorët – VIDEO

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.