Sarandë, dështon marrja e ngarkesës së drogës me skafin 12 metër

29/10/1618:32

Shperndaje:


skafEdhe Turqia me sa duket furnizohet me drogë nga Shqipëria. Një operacion i Policisë Kufitare në Sarandë ka bërë të mundur kapjen e një super skafi 12 metra të gjatë me tre shtetas të huaj në bord.
Në ndjekje të tij u vunë dy mjete të shpejta të policisë dhe ai u arrit të bllokohej afër zonës së Kakomesë.
Burime zyrtare bëjnë të ditur se vijojnë kontrollet nga toka, pasi skafi dyshohet se ka ardhur për të transportuar lëndë narkotike nga Shqipëria në drejtim të Greqisë.
Ky është rasti i dytë brenda muajit Tetor që Policia Kufitare bllokon mjete dhe shtetas të huaj të cilët vijnë për trafikim të lëndëve narkotike.
Sipas policisë, skafi i ndaluar ditën e sotme ka tentuar disa herë të ngarkojë lëndë narkotike gjatë këtij muaji, por për shkak të masave të marra e ka patur të pamundur.
Tre turqit e ndaluar do të procedohen për kalim të paligjshëm të kufirit shtetëror, ndërsa mjeti i tyre lundrues është sekuestruar.

 


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Kompania KRACO kërkon të punësojë Agjent Shitje për Zonën e Jugut
Ardit Bido takim me banorët në Senicë: Do të restaurohet kisha e dëmtuar
Matilda Qurku shpall kandidaturën për drejtimin e Degës së Partisë Demokratike Sarandë
ARAMERAS RESORT në Ksamil kërkon staf për sezonin 2026
Policia zbardh detaje të reja për eksplozivin në Shëndëlli, shpallet në kërkim një i dyshuar
Lamtumirë Pëllumb Halimi – Saranda humbet një shërbyes të përkushtuar

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.