Sarandë – 12-vjeçari godet me thikë një 15-vjeçar pas një konflikti

07/02/2519:45

Shperndaje:

Sarandë – 12-vjeçari godet me thikë një 15-vjeçar pas një konflikti

 

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme (7 shkurt 2025) në Sarandë, ku një 12-vjeçar ka goditur me mjet prerës një 15-vjeçar, duke e plagosur në shpatull. Incidenti ka ndodhur në rrugën “Adem Sheme”, në lagjen nr. 2, dhe ka shkaktuar shqetësim të madh te qytetarët.

 

Menjëherë pas ngjarjes, policia ndërhyri dhe bëri të mundur shoqërimin e autorit të dyshuar, të miturit M. M., 12 vjeç, në Komisariatin e Policisë Sarandë, ku po kryhen veprimet procedurale për zbardhjen e rrethanave. Ndërkohë, i mituri i plagosur u transportua me urgjencë në spital, ku fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.

 

Sipas njoftimit të policisë, ngjarja ka ndodhur pas një konflikti mes dy të miturve për motive ende të paqarta. Gjatë veprimeve hetimore, uniformat blu kanë sekuestruar edhe mjetin prerës të përdorur në incident.

 

Grupi hetimor, në bashkëpunim me Prokurorinë, po vijon punën për të sqaruar dinamikën e plotë të ngjarjes dhe për të përcaktuar përgjegjësitë ligjore të autorit të mitur. Ky rast ka ngritur alarmin për nivelin e dhunës mes të rinjve dhe rëndësinë e masave parandaluese në shkolla dhe komunitet për të shmangur episode të tilla.


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Xhorxhi Vasili: Saranda pa aktivitete sportive gjatë sezonit turistik
Lavazho Nr.1 në Sarandë kërkon punonjës me eksperiencë. Ofrohet Akomodim
Dea – Hyjnesha e Butrintit, zbulimi dhe misteri që vazhdon prej vitit 1928
HUNDECOVA, misteri i pazbardhur i braktisjes së fshatit – VIDEO
Fermerët e Sarandës nën presion, kostot e larta dhe problemet me eksportin godasin prodhimin vendas
Roal Food kërkon Ekonomiste, Agjent Shitje dhe Punëtor magazine në Sarandë

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.