Saranda pritet të bëhet me 2 deputetë të rinj në Parlament. Ja emrat


Dy sarandiotë pritet të jenë deputetët më të rinj që do të zënë vend në Parlament. Nëse Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve do të vendosi heqjen e mandatit për deputetët Dashamir Tahiri dhe Shkëlqim Selami, tani pjesë e grupeve parlamentare të PD dhe LSI, atëherë vendin e tyre do ta zënë numrat 2 të listës së PDIU dhe LSI për Qarkun Vlorë, përkatësisht  Edmond Zejno dhe Katina Goga.
Zejno gjatë fushatës së 2013 zhvilloi një fushatë të fuqishme në Sarandë dhe Delvinë me shpresën se PDIU do të arrinte të merrte 2 mandate në Qarkun e Vlorës. Edhe drejtuesit e PDIU ia lanë atëherë Edmond Zejnos gjithë barrën e fushatës elektorale në Sarandë dhe Delvinë.
PDIU arriti të merrte në zonat e Sarandës dhe Delvinës rreth 2200 vota.
Ndërsa LSI për rrethet Sarandë dhe Delvinë arriti të fitonte mbi 3200 vota në zgjedhjet parlamentare 2013

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Skënder Hita reagon pas dhunës ndaj policëve nga protestuesit në dyert e Komisariatit
Lexoni më shumë
Princ Leka dënon dhunën ndaj protestuesve: Kush ka abuzuar me detyrën të mbajë përgjegjësi
Lexoni më shumë
Kryepeshkopi Joan mesazh: Shqipëria është e të gjithëve, duhen vendime të urta dhe të pjekura
Lexoni më shumë
KMSH thirrje institucioneve: Merrni seriozisht kërkesat e qytetarëve, shmangni dhunën
Lexoni më shumë
Butrinti pret Albpetrol në Sarandë, ndeshja transmetohet LIVE në Saranda Web
Lexoni më shumë
Saranda, qyteti ku investimet e Fondit Shqiptar të Zhvillimit riparohen pafund
Lexoni më shumë

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.