Ky është një banner reklamues për orange club Sarandë

Butrinti pret Albpetrol në Sarandë, ndeshja transmetohet LIVE në Saranda Web

Butrinti pret Albpetrol në Sarandë, ndeshja transmetohet LIVE në Saranda Web

Butrinti do të përballet me ekipin e Albpetrol të Patosit të dielën, më 18 tetor, në orën 13:30, në stadiumin “Andon Lapa” të Sarandës. Takimi i Kategorisë së Dytë, Grupi B, do të transmetohet drejtpërdrejt në Saranda Web, duke u dhënë mundësi tifozëve ta ndjekin përballjen edhe në distancë.

Skuadra sarandiote hyn në këtë ndeshje me 6 pikë të grumbulluara në tri takimet e para, falë dy fitoreve. Butrinti renditet në vendin e katërt dhe synon një tjetër rezultat pozitiv për të qëndruar pranë kreut të klasifikimit.

Përballë do të ketë Albpetrolin e Patosit, që mban vendin e gjashtë me 3 pikë pas tri ndeshjeve. Për vendasit, takimi në “Andon Lapa” është një mundësi për të shtuar pikët përpara publikut sarandiot, ndërsa miqtë do të kërkojnë të marrin rezultat në transfertë.

Delvina pret kryesuesit e Bylis B

Një përballje e rëndësishme e kësaj jave është edhe ajo mes Delvinës dhe Bylis B. Delvina ka grumbulluar 3 pikë në dy ndeshje, ndërsa skuadra ballshiote kryeson grupin me 9 pikë, pas tri fitoreve në po aq takime.

Programi i ndeshjeve të së dielës në Grupin B, të gjitha në orën 13:30, është:

  • Butrinti–Albpetrol
  • Delvina–Bylis B
  • Memaliaj–Apolonia
  • Tomori–AF Luftëtari
  • Këlcyra–Devolli

Tifozët e Butrintit dhe dashamirësit e futbollit do të mund ta ndjekin LIVE në Saranda Web përballjen Butrinti–Albpetrol, të dielën, më 18 tetor, duke nisur nga ora 13:30.

Reklamë për udhëtimet me autobus Sarandë–Tiranë

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI

Qëndroni të lidhur me Saranda Web në rrjetet tona sociale.

POSTIMET E FUNDIT

Butrinti luan nesër në Sarandë ndaj Këlcyrës, Delvina pushim

Butrinti luan nesër në Sarandë ndaj Këlcyrës, Delvina pushim

28 Nëntor 2026 19:19
Qytetarët dhunohen në Ditën e Pavarësisë, policia përdor gaz lotsjellës dhe ujë me presion

Qytetarët dhunohen në Ditën e Pavarësisë, policia përdor gaz lotsjellës dhe ujë me presion

28 Nëntor 2026 12:56
Saranda kremton 28 Nëntorin në vendin ku u ngrit flamuri më 1912 – VIDEO

Saranda kremton 28 Nëntorin në vendin ku u ngrit flamuri më 1912 – VIDEO

28 Nëntor 2026 10:45
Kriteret e reja për agroturizmin, kush mund të certifikohet dhe çfarë kërkohet në bregdet

Kriteret e reja për agroturizmin, kush mund të certifikohet dhe çfarë kërkohet në bregdet

27 Nëntor 2026 20:54
Kuq e zi në shkollën “Shefqet Sulejmani” në Gjashtë, aty ku tradita merr jetë në duart e brezit të ri

Kuq e zi në shkollën “Shefqet Sulejmani” në Gjashtë, aty ku tradita merr jetë në duart e brezit të ri

27 Nëntor 2026 19:14
Qeveria nxjerr në treg edhe spitalet publike, të menaxhohen nga privatët

Qeveria nxjerr në treg edhe spitalet publike, të menaxhohen nga privatët

27 Nëntor 2026 13:51
Banneri që tregon ku duhet klikuar për të parë Saranda web tv Banner reklamues