Ky është një banner reklamues për orange club Sarandë

Rruga Flamuri në Sarandë drejt degradimit nga mungesa e menaxhimit të ujërave të shiut

Rruga Flamuri në Sarandë drejt degradimit nga mungesa e menaxhimit të ujërave të shiut

 

Një nga problemet e shumta që po përballen qytetarët e Sarandës pas punimeve të vazhdueshme në rrugët e qendrës është mungesa e sistemimit të ujërave të shiut. Qendra e qytetit, ku mblidhen sasi të mëdha të këtyre ujërave, po përballet me përmbytje, veçanërisht Rruga Flamuri, një arterie kryesore e lëvizjes në qytet.

 

Në çdo reshje të fortë shiu, uji i pamenaxhuar nga qendra vërshon drejt Rrugës Flamuri, duke përkeqësuar më tej gjendjen e saj. Shumë segmente të kësaj rruge janë dëmtuar ndjeshëm, duke krijuar gropa të mëdha, çarje dhe deformime në sipërfaqen e rrugës. Këto dëmtime jo vetëm që vështirësojnë qarkullimin e automjeteve, por rrezikojnë edhe jetën e këmbësorëve dhe drejtuesve të mjeteve.

 

Për më tepër, nëse kjo situatë nuk adresohet shpejt, rruga mund të dalë krejtësisht jashtë funksionit. 

Në këtë drejtim, është urgjente që autoritetet lokale të ndërmarrin masa të menjëhershme për të përmirësuar sistemin e menaxhimit të ujërave të shiut, përpara marrjes në dorizim të punimeve.  Duhet të kryhen ndërhyrje efektive për të sistemuar kanalizimet dhe për të parandaluar përmbytjet që po përkeqësojnë infrastrukturën rrugore të Sarandës. Zgjidhja e këtij problemi do të jetë kyçe për të shmangur dëme të mëtejshme në Rrugën Flamuri dhe për të garantuar funksionimin e saj normal.

 

RRUGA FLAMURI SARANDË

 

Banorët e Sarandës shprehin shqetësim për mungesën e vëmendjes ndaj këtyre problematikave dhe kërkojnë zgjidhje të menjëhershme përpara se rruga të bëhet e pakalueshme. Me sezonin e reshjeve në prag, është e nevojshme një reagim i shpejtë nga institucionet përkatëse.

 

Website Saranda Web

Facebook Saranda Web

Instagram saranda.web

Youtube sarandaweb

Tiktok saranda.web

Pinterest sarandaweb

in sarandaweb

Reklamë për udhëtimet me autobus Sarandë–Tiranë

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI

Qëndroni të lidhur me Saranda Web në rrjetet tona sociale.

POSTIMET E FUNDIT

Butrinti luan nesër në Sarandë ndaj Këlcyrës, Delvina pushim

Butrinti luan nesër në Sarandë ndaj Këlcyrës, Delvina pushim

28 Nëntor 2026 19:19
Qytetarët dhunohen në Ditën e Pavarësisë, policia përdor gaz lotsjellës dhe ujë me presion

Qytetarët dhunohen në Ditën e Pavarësisë, policia përdor gaz lotsjellës dhe ujë me presion

28 Nëntor 2026 12:56
Saranda kremton 28 Nëntorin në vendin ku u ngrit flamuri më 1912 – VIDEO

Saranda kremton 28 Nëntorin në vendin ku u ngrit flamuri më 1912 – VIDEO

28 Nëntor 2026 10:45
Kriteret e reja për agroturizmin, kush mund të certifikohet dhe çfarë kërkohet në bregdet

Kriteret e reja për agroturizmin, kush mund të certifikohet dhe çfarë kërkohet në bregdet

27 Nëntor 2026 20:54
Kuq e zi në shkollën “Shefqet Sulejmani” në Gjashtë, aty ku tradita merr jetë në duart e brezit të ri

Kuq e zi në shkollën “Shefqet Sulejmani” në Gjashtë, aty ku tradita merr jetë në duart e brezit të ri

27 Nëntor 2026 19:14
Qeveria nxjerr në treg edhe spitalet publike, të menaxhohen nga privatët

Qeveria nxjerr në treg edhe spitalet publike, të menaxhohen nga privatët

27 Nëntor 2026 13:51
Banneri që tregon ku duhet klikuar për të parë Saranda web tv Banner reklamues