Rilindja Demokratike: Kryebashkiaku monist i Sarandës shkel ligjin edhe për këshillin kulturoro-artistik

27/02/2021:00

Shperndaje:


Pavarësisht se PD nuk përfaqësohet në Këshillin Bashkiak të Sarandës, transmentimi LIVE nëpërmjet Saranda Web i mbledhjes së sotme është ndjekur me vëmendje nga Partia Demokratike. Ka qenë pikërisht organi qëndror i kësaj partie, Rilindja Demokratike, e cila ka publikuar një shkrim lidhur me mbledhjen e sotme të Këshillit Bashkiak Sarandë.
Shkrimi në RD:

Bashkia moniste e Sarandës krijon Këshillin kulturoro-artistik, dy prej antarëve pjesë e stafit të bashkisë . Ditën e sotme bashkia e Sarandës i propozoi keshillit bashkiak Këshillin e ri Kulturor dhe Artistik. Pjesë e tij janë 5 antarë, 2 prej tyre janë pjese e adminsitratës bashkiake. Sipas anëtarit më të vjetër të këshillit, zotit Meto Nelaj, bashkia e Sarandës shkeli sot ligjin pasi është e parashikuar me ligj të posacëm që asnjë nga antarët të mos jetë i punësuar në bashki sepse ky këshill do të mbikqur punën ë pushtetit vendor.

Nelaj duke ju drejtuar kryetarit të bashksië Ardian Gurma tha se, ai duhet të tërhiqet nga kjo nismë e cila është e pabazuar në ligj dhe shkel kushtetutën. Edhe anëtari tjetër i këshillit bashkiak, Sinan Ahmeti kërkoi nga bashkia të tërhiqen nga kjo nismë e cila bie ndesh me ligjin.

Ahmeti vuri në dukje se bashkia bie ndesh me kushtetuten me këtë veprim. Megjithë kundershtitë për prezencën e dy punonjësve të bashkisë në Këshillin Artistik, kryebashkiaku Ardian Gurma kërkoi me forcë nga këshilltarët ta miratojnë atë edhe pse në përbërje të tij janë dy punonjës së aparatit bashkiak. Tashmë  i mbetet prefekturës Vlorë në ditët në vijim nëse do ta quaj të ligjshmëm këtë nismë të bashksië Sarandë, përfundon Rilindja Demokratike.

https://www.facebook.com/SarandaWeb.net/videos/611137082785329/


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Pas denoncimit në Saranda Web, trupi i Isa Rexhepaj niset me ambulancë për autopsi
Vazhdon kriza në Qafë Botë, Vasil Llajo: Jam në komunikim të përditshëm, dogana greke do shtojë staf
Parku Kombëtar i Butrintit hap aplikimet për Punëtorë Mirëmbajtje
Ice Roll Ksamil kërkon Kamariere, Ndihmës kamariere dhe Hostes. Ofrohet akomodim
Don Peppe Pizzeria kërkon të punësojë Picajol dhe Kamarier
Restorant Sophra në Sarandë kërkon të punësojë Kamarier dhe Ndihmës Kamarier

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.