Reagon Kledian Llaho: Botë e mallkuar, plot me rezilë, i miri shpon duar, i ligu fiton trendafilë

10/04/2512:55

Shperndaje:

KLP e largoi nga detyra, reagon drejtuesi i Prokurorisë Sarandë Kledian Llaho: Botë e mallkuar plot me rezilë

 

Kreu i Prokurorisë së Sarandës Kledian Llahos ka reaguar për herë të parë pas vendimit të Këshillit të Lartë të Prokurorisë për ta larguar nga detyra.

 

Në reagimin e tij ai thekson se vendimi ështëë i pabazuar në ligj dhe i diktuar nga inate personale. Llaho bën përgjegjës Inspektorin e Lartë i Drejtësisë, Artur Metani, për largimin nga detyra dhe e lidh me e lidh me një vizitë të tij në SHBA.

 

 

Reagimi i Kledian Llahos:

 

E vranë nderin që të jetojë turpi.

Nuk ka tirani më mizore se përjetësimi i drejtësisë nën maskën e ligjit.

 

Dëshiroj të ndaj një reagim të shkurtër me median.
Me vendimin e sotëm, duke caktuar masë disiplinore ndaj Drejtuesit të Prokurorisë Sarandë, KLP konfirmoi fatkeqësisht anarkinë sociale, anarkinë morale dhe anarkinë ligjore që mbizotëron sot në këtë vend të mjerë.

 

Për ILD dhe KLP nuk kanë asnjë relevancë sukseset e Prokurorit Kledian Llaho, nga hetimet e të cilit janë sekuestruar në qytetin e Sarandës mbi 40 milionë euro pasuri në favor të shtetit. Për ILD dhe KLP janë gjetur shkelje veprimet e drejtuesit të Prokurorisë vetëm pse ka marrë përsipër hetimin e dy çështjeve penale, të cilat ai i dërgoi në gjyq, por që sipas ILD duhet të trajtoheshin nga ankuesja. Gjithashtu, sipas ILD dhe KLP, Drejtuesi i Prokurorisë nuk e ka dëgjuar, nuk e ka këshilluar dhe nuk e ka “trajtuar” siç duhet prokuroren ankuese B.S.

 

Vendimi i sotëm është përveç se i pabazuar ligjërisht, por edhe i diktuar nga dëshira e Inspektorit Metani për të performuar në statistika e aspak përmbajtje. Jam proceduar për inate personale dy herë brenda 6 muajve, si asnjë magjistrat tjetër, thua se unë paskam qenë e keqja e sistemit.

 

Mirëpo është fakt që Inspektori ka qenë pjesë e një delegacioni me mua në SHBA në nëntor 2023 dhe për shkak të qënies time pjesë e atij delegacioni, inspektori nuk mundi ta përtypte dot. Vetëm pas disa muajve shfrytëzoi ankesat pa asnjë rëndësi dhe nisi procedim disiplinor ndaj meje për vonesë në një çështje pa asnjë interes, ndërkohë që sistemi lëngon prej ngarkesës ekstreme. Inspektori pas dy muajve nga nisja e procedimit të parë nisi një tjetër procedim mbi ankimin e një prokuroreje me të cilën kanë punuar ndihmës inspektorja e çështjes ndaj meje, por edhe ai vetë në Avokaturën e Shtetit. (Konflikt i pastër interesi).

 

Unë do ta ankimoj këtë proces dhe ankimimet nuk do të bëhen në ambientet e 15-katëshit (inspektori e di vetë pse jo atje), por zyrtarisht me postë! Shumica ka frikë prej të aftëve sepse nuk dëshiron rodhe nëpër këmbë.

 

Dhe po e mbyll me fjalët e Dritëroit të madh:
Botë e mallkuar, plot me rezilë,
I miri shpon shpon duar,
I ligu fiton trendafilë.

 

Website Saranda Web

Facebook Saranda Web

Instagram saranda.web

Youtube sarandaweb

Tiktok saranda.web

Pinterest sarandaweb

in sarandaweb


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Spark Clean kërkon Punonjëse për dyqanin në Sarandë
Vila Duraku kërkon Punonjëse për Mëngjeset, Recepsionist/e dhe Sanitare
Reagon Kledian Llaho: Botë e mallkuar, plot me rezilë, i miri shpon duar, i ligu fiton trendafilë
Neptun Sarandë po kërkon të punësojë Këshillues Klienti
Ardit Bido: Krenar për mbështetjen e Labërisë në Vlorë
Ardit Bido nga Sheshi i Flamurit: Në një luftë kundër Shqipërisë, me kë do të jesh?

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.