Rama: Tuneli i Llogarasë, gjerdani i të gjitha investimeve të bëra në zonën e Labërisë

14/11/2111:58

Shperndaje:

Kryeministri Edi Rama tha se jetësimi i projektit të tunelit të Llogarasë bëhet pas 3 dekadash ën sirtarë dhe do të plotësojë të gjithë gjerdanin e infrastrukturës në zonë  e Labërisë duke shkurtuar  ndjeshëm kohën që do të përshkruhet e gjithë pellgu i jugut.

“Kjo është një ditë e shënuar në ditën e punëve të mëdha publike, sepse sot nis të realizohet në terren një ëndërr që e ka shoqëruar përgjatë të gjitha dekadave këtë zonë. Projekti ka qenë në sirtarë për 3 dekada ka qenë një nga premtimet e të gjithë atyre që kanë kaluar në fushatë në këto anë dhe ndryshe nga të tjerët siç ka ndodhur edhe me vepra të tjera të mëdha, ne zotimin  e kemi futur në rrugën e jetësimit.   

Ky tunel nuk na sjell vetëm më afër me jugun, por lidh të gjithë pjesën e padukshme të Labërisë, duke ofruar një infrastrukturë të re që krijon mundësi të reja për turizmin, zhvillimin e  zonave rurale dhe për ekonominë. Ky tunel është pjesë e gjithë kësaj harte investimesh, të cilat po realizohen njëra pas tjetër duke krijuar hap as hapi  një gjerdan në të tërë këtë kurorë të mrekullueshme të natyrës shqiptare. Tuneli do të bëjë të mundur një shkurtim të konsiderueshme të kohës dhe sigurisë dhe një lidhje organike me segmentin tjetër që është në ndërtim e sipër ai i Orikumit dhe më pas me bypass e Vlorës që është drejt përfundimit me detaje e fundit për të qenë i hapur krejtësisht në sezonin e ardhshëm turistik, më pas në bypass e Fierit nëse shohim drejt veriut.

Nëse shohim drejt jugut, segmenti që lidh Palasën me Dhërmiun duke lehtësuar ndjeshëm qarkullimin në një zonë që po njeh një zhvillim të konsiderueshme të ofertës turistike, duke shkuar edhe më poshtë me atë të Kardhiq-Delvinës, që shkurton kohën e lëvizjes përgjatë gjithë këtij pellgu duke afruar Sarandën me Vlorën dhe ofron turizëm në zonë që deri dje ishte e paaksesushme dhe e panjohur”, tha Rama.


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

18-vjeçari kapet në Sajadhë me rreth 60 kilogramë kanabis në një makinë me qira
Njoftim punësimi nga Art & Tourism Development Group
Markata DON PESHK kërkon Ndihmës Kuzhinier/e, Kamarier/e dhe Ndihmës Kamarier/e
Hotel ArtNest në Sarandë kërkon të punësojë Sanitare
“Është e trishtë…” – Mesazhi prekës i një fëmije për këndet e lojërave në Sarandë
Rruga drejt Manastirit në Kostar rregullohet nga banorët, tashmë e kalueshme për të gjitha mjetet

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.