Rama në Sarandë: Në fund të mandatit të 4-t Saranda do të ketë ujë 24 orë

24/03/2510:47

Shperndaje:

Rama në Sarandë: Uji 24 orë s’ka qenë ndonjëherë, por në fund të mandatit të 4-t do ta keni!

 

Gjatë vizitës së tij në Sarandë, Kryeministri Edi Rama u ndal edhe te problematika e furnizimit me ujë, një nga shqetësimet më të mëdha për qytetarët dhe bizneset në zonë. Në një bashkëbisedim publik, drejtori i Ujësjellësit të Sarandës, Olti Caçi, pranoi se situata është përmirësuar krahasuar me vitet e kaluara, por qyteti ende nuk furnizohet 24 orë në ditë me ujë.

 

“Furnizimi me ujë është përmirësuar ndjeshëm, kemi më shumë ujë këtë vit. Megjithatë, nuk kemi furnizim 24 orë, kjo kërkon kohë dhe investime të mëtejshme për ta arritur,” – deklaroi Caçi.

 

 

 

Në përgjigje, Kryeministri Rama e pranoi se furnizimi me ujë është një sfidë që nuk mund të zgjidhet menjëherë, por premtoi se gjatë mandatit të katërt qeverisës, Saranda do ta përfundojë këtë cikël problematik.

 

“Furnizimi me ujë 24 orë është një gjë jo e lehtë, dhe Saranda nuk ka pasur kurrë ujë 24 orë në ditë. Por besoj se në fund të mandatit të katërt, qyteti do të ketë ujë 24 orë pa ndërprerje,” – u shpreh Rama.

 

Ky premtim vjen në një moment kur Saranda po përballet me rritje të ndjeshme të popullsisë gjatë sezonit turistik dhe kërkesa për ujë është shumë herë më e lartë, duke e bërë këtë investim kritik për zhvillimin e qëndrueshëm të qytetit.

 

Website Saranda Web

Facebook Saranda Web

Instagram saranda.web

Youtube sarandaweb

Tiktok saranda.web

Pinterest sarandaweb

in sarandaweb


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

U kapën në Greqi dhe dyshohen si vrasës me pagesë, Policia kontroll në shtëpitë e tyre, njëri nga Saranda
Ministria e Turizmit reagon për  ekskavatorët në Finiq: “Nuk ka gërmime të paligjshme, po kryhen punime restaurimi të miratuara”
260 mm shi në 72 orë, bilanci nga çarja e argjinaturës: 800 krerë bagëti të ngordhura dhe 1350 ha të përmbytura
Ekskavatorët në Parkun e qytetit antik të Finiqit ngrenë alarmin! Çfarë po ndodh?
Akuzohet nga vëllai se i ka shkatërruar orenditë dhe pajisjet elektroshtëpiake, shpallet në kërkim
Saranda ndez dritat e festave të fundvitit – VIDEO

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.