Qytetarët e Sarandës rrebelohen ndaj sistemit të drejtësisë

09/03/179:46

Shperndaje:


Qytetare te Sarandes kane protestuar diten e sotme ndaj sistemit te drejtesise.
Kane qene 3 qytetare te cilet akuzojne sistemin e drejtesise, prokurorine dhe gjykaten e Sarandes, por edhe intancat me te larta te prokurorise shqiptare, qe supas tyre jane te korruptuara.
Ata kane akuzuar me emra disa prokurore dhe gjyqtare, te cilet sipas tyre kane marre vendime te padrejta.
Edhe pse me probleme të ndryshme, Hamit Mehmeti, Bilush Çulli dhe Xhelal Isufi, janë bërë bashkë për denoncuar Prokurorinë dhe Gjyqësorin në Sarandë, por edhe më tej. Hamit Mehmeti akuzon drejtpërdrejt prokurorin e Sarandës Ilir Hoxha, i cili sipas denoncuesit, ka favorizuar autorët e vrasjes së djalit të vet, Edmond Mehmeti (Theodhori) ngjarje kjo e ndodhur në orët e para të 10 korrikut 2015.
“Prokurori i Sarandës, Ilir Hoxha liroi nga akuza vrasësit e tim biri, nga autorë në vrasje në moskallzim krimi”, denoncon Hamit Mehmeti.
“Për mua, Bilush Çulli kjo është drejtësi e kriminalizuar. Kërkoj rihetimin e çështjes penale me numër 110/1 të marsit të vitit në ngarkim të djalit tim, Renato Çulli, e pushuar nga prokuroria e Sarandës. Për këtë kërkoj të hetohen prokurorët Alfred Agolli, ish kryeprokuror i Sarandës, Çlirim Shahini prokuror i çështjes dhe Enlekeda Doda, gjyqtare Sarandë”.
“Kam 22 vjet që jam bërë pronar në një shtëpi banimi pasi e kam blerë atë, me kuñzime të qarta, pronë 81 vjeçare, e konñskuar nga sistemi diktatorial, por që i është kthyer ish pronarit me gjithë orenditë që kishte brenda. Që nga 6 qershori 1995 dhe deri sot nuk po gjej zgjidhje të problemit.
Për këtë akuzoj bashkinë, zyrën e rregjistrimit Pas 11 vjet gjyq mu dha e drejta po u deshëm edhe 9 vjet të tjera të bëhej një zbatim vendimi gjykate. Në 2014 kam konstatuar që bashkia më kish shitur një pjesë të pronës së blerë. Për këtë kam denocuar në Prokurori që më kanë vjedhur pronën bashkia me zyrën e rregjistrimit dhe ende nuk po gjej zgjidhje”, shpreh shqetësimin e tij Xhelal Isuñ
Protesta përballë Prokurorisë Sarandë do ta vazhdojë për tre ditë.
20170309_09561620170309_09563020170309_095641

 


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

DPSHTRR njofton: Pagesa e taksës së automjeteve bëhet online nga telefoni ose kompjuteri
LUSSO CLEAN SARANDË KËRKON AGJENT SHITJESH NË TERREN
Policia e Sarandës shpall në kërkim 3 persona, dy prej tyre të moshuar 75 dhe 85 vjeç
Dy fëmijë pa shkollë prej gjashtë muajsh në Sarandë, prindi kërkon zgjidhje
ARAMERAS RESORT në Ksamil kërkon staf për sezonin 2026
Kompania KADIU kërkon Përfaqësues Shitjesh dhe Motorist në Sarandë

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.