Qeveria hap rrugën e privatizimit të Vilës Qeveritare në Sarandë, nga pronë publike në destinacion turistik

30/04/2622:21

Shperndaje:

Qeveria hap rrugën e privatizimit të Vilës Qeveritare në Sarandë, nga pronë publike në destinacion turistik 

Qeveria ka miratuar sot një ndryshim të rëndësishëm në vendimin për Rezidencën Qeveritare në Sarandë, duke hequr kufizimet që e mbanin këtë pronë në funksion ekskluziv publik dhe duke i hapur rrugën zhvillimeve me karakter turistik dhe potencialisht privat.

 

 

Qeveria hap rrugën e privatizimit të Vilës Qeveritare në Sarandë

 

Bëhet fjalë për ndryshimin e VKM nr. 297, datë 20.4.2016, përmes së cilës kjo pronë në “Kodrën e Gjashtës” ishte kaluar në pronësi të Bashkisë Sarandë me kushte të qarta dhe të forta: përdorim për programe arsimore dhe ndërtimin e një eko-kampusi, si dhe ndalim i shprehur për ndryshimin e destinacionit, tjetërsimin apo dhënien në përdorim të tretëve.

 

Vendimi i miratuar sot prek pikërisht këtë pikë kyçe.

 

 

Qeveria ka hequr kufizimin që ndalonte ndryshimin e destinacionit dhe përdorimin nga palë të treta, ndërsa në dokument ka shtuar referencën për zhvillimin e projektit “Poli i Zhvillimit Turistik Sarandë”. Ky ndryshim nuk përbën një privatizim të drejtpërdrejtë, por krijon bazën ligjore që prona të përdoret për zhvillime turistike, ku përfshirja e sektorit privat bëhet e mundshme.

 

Rezidenca Qeveritare, një vilë e periudhës komuniste e përdorur për pushime dhe takime zyrtare, ndodhet në një nga zonat më të favorshme të qytetit dhe shtrihet në rreth 3 hektarë tokë me vlerë të lartë strategjike dhe turistike.

 

Ndryshimi i sotëm lidhet edhe me projektet e mëparshmeFondit Shqiptar të Zhvillimit, ku për këtë zonë është parashikuar ndërtimi i strukturave turistike si hotel, restorant dhe apart-hotel, duke e kthyer kompleksin në një destinacion të mirëfilltë turistik dhe kulturor.

 

Megjithëse në dokumente përmendet koncepti i një “Eco-Smart Campus”, përmbajtja e projektit tregon qartë një orientim drejt zhvillimeve komerciale.

 

Heqja e ndalimit për tjetërsim dhe përdorim nga të tretët përbën ndryshimin më thelbësor, pasi e nxjerr pronën nga korniza e përdorimit strikt publik dhe e fut në një logjikë të re zhvillimi.

 

Në këtë kontekst, edhe pse nuk kemi ende një proces konkret privatizimi, vendimi i sotëm shihet si një hap që e afron këtë skenar, duke ngritur pikëpyetje mbi të ardhmen e një prej aseteve më të rëndësishme publike në Sarandë dhe mbi mënyrën se si do të menaxhohet kjo pasuri në vijim. Saranda Web

 


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Peshkatarët në Limion heshtin nga frika: Këta urdhërojnë edhe peshkun të mos futet në rrjetën e atij që ankohet
Art & Tourism Development Group zgjeron ekipin dhe kërkon staf në Sarandë
EAGLE LAND VACATIONS në Sarandë kërkon të punësojë 3 punonjës/e për shitje
Të premten ora 09:30 zhvillohet beteja ligjore për Eco Kampusin në Gjykatën Administrative
Erdeti Boutique Hotel kerkon të punësojë Sanitare me eksperiencë
Pegasus Beach Bar kërkon Kamarier restoranti. Ofrohet akomodim dhe ushqim

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.