Propozimi i KLGJ: Të shkrihet Gjykata e Sarandës dhe Apeli i Gjirokastrës

Më datë 1 tetor ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, ka premtuar një hartë të re gjyqësore dhe duket se puna vijon në këtë drejtim. Këshilli i Lartë Gjyqësor propozon që të shkrihen 10 gjykata në vend dhe të krijohet një gjykatë e vetme Apeli në Tiranë. Propozimi ka marrë mbështetjen e Prokurorit të Përgjithshëm, ndërsa fjalën e fundit do ta thotë qeveria.

Report tv ka siguruar ekskluzivisht këtë hartë të re të gjykatave në vend. Harta e re gjyqësore do të jetë me 12 gjykata. Mësohet se do të shkrihen 10 gjykata;Tropoja, Puka, Mati, Kruja, Kavaja, Lushnja, Përmeti, Saranda, Pogradeci, Kurbini. Ndërkohë nga 6 gjykata Apelit, që janë aktualisht propozohet vetëm një në Tiranë. Do të shkrihen gjykata e Apelit në Korçë, Durrës, Gjirokastër, Vlorë, Shkodër.

Harta ka sjellë edhe përplasje mes Këshillit të Lartë të Prokurorisë  Për Report Tv KLP thotë se KLGJ nuk na ka përfshirë në grupin e punës. Shkrija e gjykatave sjell automatikisht shkrirjen e prokurorive. Ndërkohë që KLGJ ka njoftuar se ka marrë dakordësinë e Prokurorit të Përgjithshëm Olsjan Çela për këtë draft. 

Në një propozim të mëparshëm KLGJ kërkoi që nga 34 gjykata që janë aktualisht të ngelen 15, dhe vetëm një Gjykatë Apeli në Tiranë.  Sipas draftit të cilin KLGJ thotë se ja ka përcjell Ministrisë së Drejtësisë propozohet që nga 22 gjykata të shkallëve të parë të bëhen 12 nga gjashtë gjykata administrative të bëhen 2 dhe nga gjashtë apele të bëhet një në të gjithë vendin. Do të mbyllen disa gjykata të vogla në rrethe si Laçi, Mati, Puka, Tropoja, Përmeti etj.

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Protestë në gjimnazin “Lefter Talo” në Livadhja, 30 nxënës kërkojnë rikthimin e transportit
Shpallet tenderi 1.5 milionë euro për rikualifikimin e katër rrugëve në Ksamil
“O hajdut”! Pirro Vengu përballet me protestuesit para Kuvendit
Filiali i Universitetit të Tiranës në Sarandë çel vitin akademik, vijojnë regjistrimet
Ksamil: motori del nga rruga, drejtuesi 28-vjeçar transportohet në spital
ALYACHT PREMIUM HOTEL kërkon Recepsionist Turni i Natës

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.