Prapaskenat e pezullimit të tenderit për tunelin e rrugës Kardhiq-Delvinë


Autoriteti Rrugor Shqiptar kërkon nisjen e një hetimi administrativ për kompaninë “Gjoka Construction” e cila po kryen punimet për ndërtimin e Rrugës së Arbrit. Por përse akuzohet firma ‘Gjoka’?
ARRSH-ja thotë se kjo firmë paraqiti të dhëna fiktive në përpjekje për të fituar tenderin për ndërtimin e tunelit të rrugës Kardhiq-Delvinë, që është ‘loti 7’ dhe që u anulua.

Firma në fjalë për të dëshmuar plotësimin e kriterit të eksperiencës në punë të ngjashme paraqiti dokumentacion që përmban informacion të rremë, lidhur me ndërtimin e tuneleve të “Rrugës së Arbrit” duke deklaruar se i ka përfunduar, por në fakt puna ende vijon.

Nga kontrolli rezultoi se punimet e marra përsipër nga firma “Gjoka” nuk kanë përfunduar sipas kontratës, pasi ende vijojnë ndërtimet e tuneleve dhe se nuk janë në standardet e kërkuara dhe të parashikuara në kontratë.

“Punimet nuk kanë përfunduar sipas kontratës. Ka zëra punimesh që janë pasqyruar si të përfunduar, por në fat puna vijon. Të dhënat e paraqitura nga firma ‘Gjoka’ janë fiktive dhe jo reale dhe nuk përputhen me punimet e kryera në terren.

Tunelet në ndërtim quhen të papërfunduara prandaj kërkojmë fillimin e një procedure hetimi administrativ lidhur me informacionin e rremë që paraqiti “Gjoka Construction” thuhet ndër të tjera në shkresën e firmosur nga ARRSH-ja në 12 shtator, që kërkon nisjen e hetimit administrativ.

Tenderi për lotin 7 të aksit rrugor Kardhiq-Delvinë, me një fond limit prej 2.33 mld lekë pa TVSH, kishte përfunduar pranë Komisionit të Prokurimit Publik, ndërkohë që ky i fundit ka konstatuar shkelje nga komisioni i Vlerësimit të Ofertave pranë Autoriteti Rrugor Shqiptar, duke kërkuar anulimin e vendimit mbi kompanitë që do të kryente punimet.

Ka qenë bashkimi I operatorëve ekonomikë “Gjoka Konstruksion” sh.a. & “Cobial” sh.p.k. & “JV “GR Albania” sh.p.k. & “Geoportal” d.o.o. degë e shoqërisë së huaj, të cilët kanë depozituar ankesën pranë KPP-së, me argumentimin se janë skualifikuar në mënyrë të padrejtë nga gara. Ata kishin ofruar 1.78 mld lekë për realizimin e punimeve, por ARRSH, pasi skualifikoi nga gara edhe 4 operatorët e tjerë pjesëmarrës në garë, shpalli fitues të tenderit bashkimin e operatorëve ekonomikë “Ircop” S.p.a. & “Sulova Ndërtim Prodhim” &”Vega” & “A&E Engineering”, që kishin dorëzuar edhe ofertën më të lartë për kryerjen e punimeve.

Me konkretisht, konsorciumi fitues, ofroi 2.29 mld lekë, një vlerë shumë pranë fondit limit prej 2.33 mld lekë të vënë në dispozicion nga ARRSH. Ndërkaq, pas shqyrtimit të ankesës, Komisioni i Prokurimit Publik i ka kërkuara ARRSH-së, kualifikimin e operatorëve ankimues, çka do të thotë se punimet për këtë vepër infrastrukturore do të kryhen me rreth 500 mln lekë më pak. Loti 7 për aksin Kardhiq-Delvinë përfshin ndërtimin e tunelit, ndërkohë që ky tender nuk ka kaluar pa probleme duke qenë se fillimisht ARRSH kërkoi rishikimin e projektit ekzistues, por me ndryshimin e drejtuesve të institucionit gara u anulua, duke u rihapur mbi bazën e projektit ekzistues.

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Shuhet në moshën 69-vjeçare Apostol Lako, një emër i njohur në fushën e arsimit
Lexoni më shumë
Ndryshon orari në Qafë Botë, pala greke rikthen orarin dimëror
Lexoni më shumë
Finiq, i vjedhin të moshuarës 6,800 euro që i kishte kursyer për një operacion – VIDEO
Lexoni më shumë
Laert Vasili dhe Drilon Hoxha rikthehen në  Sarandë dhe e gjejnë sërish pa kinoteatër
Lexoni më shumë
Luftëtari mposht Butrintin në Sarandë, Delvina merr një pikë ndaj Albpetrolit
Lexoni më shumë
Organizatat kundër torturës dënojnë “brutalitetin policor” në protesta
Lexoni më shumë

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.