Prania e deputetes Ina Zhupa në mbledhje “u zgjidh gojën” këshilltarëve të opozitës – VIDEO

30/06/2620:02

Shperndaje:

Prania e deputetes Ina Zhupa në mbledhje “u zgjidh gojën” këshilltarëve të opozitës. Këshilli Bashkiak i Sarandës zhvilloi sot mbledhjen e radhës, ku u shqyrtuan tetë pika të rendit të ditës. Të gjitha projektvendimet u miratuan pa asnjë votë kundër, duke marrë mbështetjen e të gjithë këshilltarëve të pranishëm.

 

 

Prania e deputetes së opozitës Ina Zhupa në sallën e mbledhjes u shoqërua me një angazhim më të madh të këshilltarëve të opozitës, të cilët, ndryshe nga mbledhjet e kaluara, u përfshinë më aktivisht në diskutimet për pikat e rendit të ditës. Gjatë seancës pati më shumë ndërhyrje dhe diskutime nga përfaqësuesit e opozitës, megjithatë në fund të gjitha projektvendimet u votuan me konsensus, pa asnjë votë kundër.

 

Në këtë mbledhje është rikthyer edhe këshilltarja Edlira Gjidede, mandati i së cilës ishte ndërprerë nga Këshilli Bashkiak Sarandë më 28 mars 2025 (VIDEO)

 

Këshilli Bashkiak miratoi përdorimin e fondit të kushtëzuar për ndihmën ekonomike deri në 6% për muajin maj 2026, dhënien e ndihmës ekonomike nga të ardhurat e Bashkisë për të njëjtin muaj, si dhe trajtimin e një shtetasi në Qendrën Polivalente Ditore të të Moshuarve “Feti Rugji” në Sarandë.

 

Po ashtu u miratua Programi Buxhetor Afatmesëm 2027–2029 (Faza I), vendndodhja e terminalit të transportit publik për Bashkinë Sarandë, rregullorja e funksionimit dhe tarifat e operimit të tij, si edhe ndryshimet në vendimin nr. 41, datë 1 qershor 2026, për vendbazimet e mjeteve lundruese dhe korridoret e lëvizjes së tyre për Bashkinë Sarandë dhe njësinë administrative Ksamil.

 

Në rendin e ditës u miratua gjithashtu korrigjimi i disa gabimeve materiale, ndërsa në përfundim të mbledhjes u prezantua raporti i monitorimit të buxhetit për periudhën janar–prill 2026, duke informuar këshilltarët mbi ecurinë e zbatimit të buxhetit të bashkisë gjatë katër muajve të parë të vitit. Saranda Web

 


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Rooftop Saranda kërkon të punësojë Hostes
ENI Apartament në Shëtitoren e Sarandës kërkon Sanitare
Hotel PINI dhe La Mar Restaurant në Shëtitoren e Sarandës kërkon staf
Pas shembjes së rrethimit 20-vjeçar, banorët e Nivicës shtrojnë rrugën për plazhin e Kakomesë
Balux Cafe Restaurant Lounge në Sarandë kërkon Banakier. Punësim gjatë gjithë vitit
Pas 45 ditësh pa drejtues, emërohet shefi i ri i Komisariatit të Policisë Sarandë

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.