Porta hyrëse e Onhezmit, Sarandë

Porta hyrëse e Onhezmit

Gjatë një xhiroje anës shëtitores së Sarandës, nëse i hidhni sytë poshtë drejt detit, syri do tu zërë një shkëmb të madh, i cili duket se ka hedhur rrënjë aty në breg.

“Porta hyrëse e Onhezmit”, e njohur ndryshe si “Shkëmbi”, është një monument kulture i kategorisë së parë me një status mjaft të veçantë. Rrënojat e Portës me hark, të cilat vazhdojnë të ekzistojnë ende, janë pjesë e Kalasë së Onhezmit dhe i përkasin periudhës Romake.

Duket se koha kërkon ta gërryejë këtë shkëmb madhështor duke e ngrënë pak e nga pak, por ai vazhdon të mbajë qëndresë. Bazamenti i tij ruhet nga një “këmbë” që dikur formonte portën, ndërsa një pjesë e shkallareve ndodhet pak metra më tutje.

Ky objekt tërheq vëmendjen e çdo vizitori në Sarandë e madje mund të themi se është një element identifikues i qytetit, i cili vihet në fokusin e çdo fotografie që shkrepet brigjeve të Sarandës…

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

“Çdo pasuri ka historinë e saj”, Odise Kote promovon në Sarandë romanin “Shpërfytyrimi”
Lexoni më shumë
Kamera, frigoriferi dhe televizori me Wi-Fi, si i shfrytëzojnë hakerët dhe çfarë duhet të bëni
Lexoni më shumë
Taksa e qarkullimit hiqet kalon te makinat, mjetet bujqësore do të përjashtohen
Lexoni më shumë
Rregulla të reja për shtigjet turistike, mundësi për zhvillimin e turizmit në Delvinë, Finiq, Konispol dhe Lukovë
Lexoni më shumë
Arrestohet në Igumenicë një grua me mbi 86 kg kanabis në makinë
Lexoni më shumë
Shkarkohet nga detyra kreu i IKMT? Afrim Qendro: Mua nuk më kanë njoftuar akoma
Lexoni më shumë