Policia publikon videon e arrestimit të 2 hajdutëve të supermarketit në Sarandë

30/12/218:51

Shperndaje:

Zbardhet dhe dokumentohet vjedhja e një shume të konsiderueshme parash, më datë 11.12.2021, në një supermarket në Sarandë.

Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Fundviti”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë.

Operacioni i zhvilluar nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë dhe Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë.

Vihen në pranga 2 shtetas.

Sekuestrohen shumat 400.000 lekë, 2500 dollarë dhe 1000 paund, 2 automjetet me të cilat janë larguar autorët pas ngjarjes, 4 telefona celular, 3 pajisje DVR dhe 2 laptop.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë dhe Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë, nën drejtimin e Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve, zbardhjen e atyre të ndodhura më parë dhe vënien e autorëve para përgjegjësisë ligjore, pas një pune të mirëfilltë hetimore, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin “Fundviti”, në kuadër të të cilit u vunë në pranga shtetasit:

E. D.(Gj.), 40 vjeç, banues në Tale, Lezhë, i dënuar më parë në Itali, për “Vjedhje” dhe “Dhunë/sulm ndaj forcave të policisë”;

B. C., 37 vjeç, banues në Sarandë.

Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë vjedhur një sasi të konsiderueshme parash, në një supermarket në lagjen nr.4, në Sarandë, më datë 11.12.2021.

Shtetasi B. C. ka qenë i punësuar si teknik i kamerave të sigurisë në këtë supermarket dhe nëpërmjet telefonit të tij ka kontrolluar shumën e parave që gjendeshin në ambientet e këtij subjekti.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar shumat 400.000 lekë të rinj, 2500 dollarë amerikan, 1000 paund britanik, 2 automjete me të cilat autorët janë larguar pas ngjarjes, 4 telefona celular, 3 pajisje DVR dhe 2 laptop.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Vjedhja” kryer në bashkëpunim.


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Kërkohet kujdestare për t’u kujdesur për një të moshuar në Sarandë
Njoftim punësimi për personel në KAYAK GASTRONOMY në Sarandë
Aksident gjatë guidës turistike pranë Syrit të Kaltër, dy persona përfundojnë në spital
1CLICK kërkon të punësojë staf për shërbim klienti në Sarandë
Organizatorët e protestës në Tiranë: Të dielën na kanë ftuar për të shembur portën në plazhin e Kakomesë
Hotel ArtNest në Sarandë kërkon të punësojë Sanitare

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.