Policia: Gjetëm 1 lokal hapur në orën 12:30, gjobë 10 milionë pronarit, i cili u shoqërua se na kundërshtoi

31/07/2114:13

Shperndaje:

Komisariati i Policisë sarandë njofton se në zbatim të planit të masave për garantimin e rendit dhe qetësisë publike dhe monitorimin e lokaleve që vijojnë organizimet me muzikë pas orarit të përcaktuar për mbyllje, shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, gjatë kontrolleve, rreth orës 00:30, të datës 31.07.2021, kanë konstatuar një subjekt, në rrugën e Butrintit, Sarandë, i cili ushtronte aktivitet, pas orarit të përcaktuar për mbyllje.

Ndaj këtij subjekti është vendosur masa administrative 1.000.000 lekë, për shkelje të orarit të përcaktuar në aktin normativ, për zhvillimin e aktiviteteve.

Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Sarandë proceduan penalisht shtetasin D. K., 37 vjeç, (pronari i subjetit) për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, pasi gjatë plotësimit të aktit normativ, për konstatimin e shkeljes në këtë subjekt, ky shtetas ka kundërshtuar me dhunë, për shkak të detyrës, shërbimet e Policisë.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

ISHTI tregon shkaqet pse ndodhi shpërthimi te karburanti në Sarandë
Rrëzohet nga skela gjatë punimeve në një banesë në Sarandë, Policia shoqëron pronarin
Po punonin te depozitat e karburantit, 39-vjeçari me djegie të rënda transportohet me helikopter
Shpërthim në një karburant në Sarandë, dy punonjës të plagosur – VIDEO
Aksident i rëndë në Livadhja, i plagosuri në Spitalin e Traumës; automjeti u largua nga vendngjarja
EL GRECO po vjen në Sarandë dhe kërkon të punësojë staf

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.