Policia e Sarandës Operacion ndaj një ambulanti për të shpëtuar reputacionin që fundoset

Policia e Sarandës Operacion ndaj një ambulanti për të shpëtuar reputacionin që fundoset

 

Policia e Sarandës, një institucion që duhet të jetë garantues i rendit dhe sigurisë publike, ndodhet sot në njërën nga ditët më të errëta të reputacionit të saj. Pas përfshirjes së disa efektivëve në një incident të rëndë, ku u përdorën armët e shërbimit në një sherr banal, pritej që struktura e rendit të reagonte me masa të forta për të rikthyer besimin e qytetarëve. Por, fatkeqësisht, veprimet e fundit tregojnë një vizion të mbrapshtë dhe një mungesë të theksuar prioritetesh.

 

Në vend që të përqendrohen në luftën kundër kriminalitetit, ndërtimeve pa leje, menaxhimit të trafikut dhe problematikave reale që rëndojnë mbi jetën e qytetarëve, policia orkestroi një “super operacion” ndaj një ambulanti. Ky individ, një fukara që mundohej të fitonte bukën e gojës duke shitur orë, telefona dhe kasa telefonash prej vitesh në një rrugë të Sarandës, u bë shënjestra kryesore e forcave të rendit. Aksioni ishte aq i zhurmshëm dhe u shpërnda në të gjitha mediat, sa të linte përshtypjen se kishte të bënte me kapjen e një elementi të rrezikshëm kriminal,  mbi të cilin ngarkuan 5 akuza të rënda.

 

Por a është kjo ajo çfarë qyteti dhe qytetarët presin nga Policia e Sarandës? Sigurisht që jo. Ky veprim është një shpërfaqje e qartë e krizës së prioriteteve dhe një reflektim i paaftësisë për të adresuar problemet e mëdha që prekin shoqërinë.

 

Në rrjetet sociale, qytetarët kanë reaguar me zemërim të thellë ndaj këtij aksioni, duke e konsideruar një sulm ndaj më të dobëtëve dhe një përpjekje për të tërhequr vëmendjen nga problemet e mëdha që ka policia.

 

Vetëm përmes veprimeve konkrete dhe një ndryshimi të thellë në qasjen ndaj qytetarëve, Policia e Sarandës mund të fillojë procesin e gjatë të rikthimit të besimit të humbur.

 

Website Saranda Web

Facebook Saranda Web

Instagram saranda.web

Youtube sarandaweb

Tiktok saranda.web

Pinterest sarandaweb

in sarandaweb

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Qeveria ndryshon hartat e zonave arkeologjike “A” dhe “B” në qytetin e Sarandës
Lexoni më shumë
U mbanin pasaportat për të shlyer borxhet me punë, zbulohet rrjeti i kalimit të emigrantëve
Lexoni më shumë
Inxhinieri kërkon ndalimin e bombolave të gazit: Kanë efektin e tritolit, të hiqen nga përdorimi
Lexoni më shumë
Operacion i madh policor në Thesproti, 8 të arrestuar dhe 30 të tjerë të shoqëruar
Lexoni më shumë
Ndryshon procedura për patentat: Çfarë parashikon udhëzimi i ri për kontrollet mjekësore
Lexoni më shumë
Treni elektrik te Syri i Kaltër nën verifikim, BKH kontroll në banesën e nënkryetarit të Bashkisë Sarandë
Lexoni më shumë

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.