Policia: Çliruam një hapësirë publike në Ksamil, ishte zënë me shezlongë dhe çadra

Policia njofton se në kuadër të planit operacional për kontrollin e vijës bregdetare dhe lirimin e hapësirave bregdetare të zaptuara në mënyrë të kundërligjshme, nga subjekte të ndryshme që vendosin çadra dhe shezlongë, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për shtetasin:

-A. L., 36 vjeç (pronari i subjektit), për veprat penale “Pushtimi i tokës” dhe “Fshehja e të ardhurave”.

Shërbimet e Policisë Sarandë, në bashkëpunim me Policinë Bashkiake Sarandë, kanë liruar hapësirën publike, duke hequr 132 çadrat dhe shezlongët që ishin vendosur pa lejen përkatëse, në vendin e quajtur “4 Ishujt”, Ksamil.

Materialet në ngarkim të këtyre shtetasve u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për veprime të mëtejshme.

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Ndryshime të reja për legalizimet: Afat 30 ditë dhe mbyllje dosjeje për ata që pengojnë verifikimet
Tumat në Bajkaj: Çfarë zbuluan arkeologët në kodrat që banorët i quanin “kokojka”?
Banorët e Ksamilit denoncojnë rrugën e dëmtuar: “Prej korrikut është lënë pa u rregulluar”
Artizanët e Butrintit, duart që e kthejnë historinë në kujtime për vizitorët – VIDEO
Reagon për herë të parë Eli Fara: Më kanë cënuar privatësisë, përballem me gjykime e fyerje
Meteorologët zbulojnë si do të jetë moti deri në fund të vitit dhe efektet e El Nino në Europë

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.