Plazhi Pllakat Sarande – Pllakat Beach Sarande – VIDEO

06/01/2319:18

Shperndaje:

Plazhi Pllakat në Sarande – Pllakat Beach Sarande

Plazhi Pllakat në Sarande janë pjesë e memories historike të banorëve të Sarandës… Por edhe e mijëra pushuesve që kanë bërë plazh në këtë vend.

Plazhi Pllakat në Sarandë janë pjesë e memories historike të banorëve të Sarandës… Por edhe e mijëra pushuesve që kanë bërë plazh në këtë vend.

Thuhet se në plazhin e Pllakave në Sarandë kanë bërë plazh edhe punëtorët nga Çekosllavakia… Të cilët ishin pjesë e ekipit të punimeve në hapjen e kanalit e Çukës.

Mes dhjetrave monumenteve të natyrës dhe të kulturës që nuk e kanë më statusin “i mbrojtur nga shteti” është dhe plazhi i pllakave në Sarandë. Kundër këtij vendimi, të marrë nga qeveria me propozim të Ministrisë së Mjedisit, janë ambientalistët.

Këtë e konfirmon edhe përgjegjësi i Agjensisë Rajonale të Zonave të Mbrojtura Vlorë Nexhip Hysolako, i cili thotë se vendimi është marrë nga qeveria në Mars të 2021-shit. Heqja nga lista e monumenteve të natyrës ka shqetësuar edhe ambientalistët në qytetin bregdetar, duke e cilësuar veprim absurd, pasi monumenti ekziston.

“Është bërë gabim nga zyra pa parë terrenin. E vërtetë që pllakat e Sarandës si monument natyre është tkurrur gjatë trazicionit, por në fund të fundit nuk është zhdukur krejt. Kemi 120 metër linear, është zona ku jemi ne sot, është territori i pllakave, është prezent”, tha  Shkëlqim Hajno, ambientalist.

Shkëlqim Hajno kërkon nga Ministria e Mjedisit kthimin e “Pllakave të Sarandës” në listën e monumenteve të Natyrës, pasi heqja e mbrojtjes rrezikon plazhin nga ndërtimet dhe ndërhyrjet e paligjshme.

“Nëse ministria e Mjedisit i heq një nga një monumentet se nuk i menaxhon dot është vendim i dëmshëm dhe duhet riparë. Ne si agjenci do të bëjmë një kërkesë bazuar në studime që ta rikthejnë në listën e monumenteve të natyrës”, tha  Shkëlqim Hajno, ambientalist.

Pllakat e Sarandës ishin futur në listën e monumenteve të natyrës në vitin 2002.

Website Saranda Web

Facebook Saranda Web

Instagram saranda.web

Youtube sarandaweb

Twitter SarandaWeb

Tiktok saranda.web

Pinterest sarandaweb

in sarandaweb


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Butrinti – Tomori drejtpërdrejt në Saranda Web,  të hënën më 3 nëntor në orën 13:00
Bujar Leskaj tërhiqet nga Partia Demokratike: “Do lë mandatin për t’i hapur rrugë brezit të ri politik”
Ksamil/ Kishte ardhur disa ditë më parë nga Greqia, 46-vjeçari gjendet i vdekur
Fisnik Selmani rrëfen vitet e punës mësues në Stjar, Delvinë – VIDEO
Bilal Xhaferi – 90 vjet nga lindja e poetit të Çamërisë
Triumf Historik në Romë – Akademia e Brazilian Jiu-Jitsu Sarandë shpallet 5 herë Kampione Europe në No-Gi 2025

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.