Plazhi i Pulebardhes – Plazhi Pulebardha Plazhi i Pulëbardhës ndodhet gati 12km larg nga Saranda përgjatë rrugës për në Butrint shumë afër Ksamilit. Ky plazh i vogël, i veçuar, i virgjër dhe shumë piktoresk është në fundin e një kodrine pranë një gjiri të vogël detar. Plazhi është vend ideal për të shijuar qetësinë dhe detin në relaks të plotë. Në plazh shkohet me veturë dhe gjendet edhe një restorant i vogël që shërben fruta deti dhe peshk të freskët. Vendndodhja në hartë https://goo.gl/ujPFLD
.