Natasha në Sarandë përfundon në spital pas ndërhyrjes së OSHEE dhe Policisë, reagon edhe Ina Zhupa

Tensione në Sarandë për ndërprerjen e energjisë në një objekt me qira, Natasha përfundon në spital – Reagon edhe Ina Zhupa

Natasha në Sarandë ka përfunduar në spital pas tensioneve të krijuara gjatë një ndërhyrjeje të OSHEE-së, në prani të Policisë, për ndërprerjen e energjisë elektrike në objektin që ajo ka marrë me qira. Ngjarja ka ndodhur gjatë ditës së sotme, 10 nëntor, ndërsa në vendngjarje ka qenë e pranishme edhe deputetja Ina Zhupa.

Ngjarja ka ndodhur gjatë ditës së sotme, kur punonjësit e OSHEE-së, të shoqëruar nga efektivë të policisë, kanë shkuar për të ndërprerë furnizimin me energji elektrike në objektin që Kumaraku ka marrë me qira në Sarandë.

Natasha Kumaraku e ka kundërshtuar ndërhyrjen, duke pretenduar se nuk ka asnjë detyrim të papaguar ndaj OSHEE-së dhe se ndërprerja e energjisë po përdoret si një mënyrë për ta detyruar të largohet nga objekti. “Kam paguar të gjitha faturat e energjisë elektrike”, ka deklaruar ajo, duke e cilësuar ndërhyrjen si një formë presioni ndaj saj.

Gjatë momenteve të tensionit dhe ndërhyrjes së policisë, Kumaraku ka humbur ndjenjat. Në vendngjarje është thirrur ambulanca, e cila e ka transportuar në spital për të marrë ndihmë mjekësore. Nga ana tjetër, OSHEE ka pretenduar se ndërprerja e energjisë elektrike është kërkuar nga pronari i objektit dhe se punonjësit e saj kishin detyrimin ta zbatonin këtë kërkesë.

Në vendngjarje edhe deputetja Ina Zhupa. Gjatë incidenteve ka qenë e pranishme edhe deputetja Ina Zhupa, e cila ka reaguar ndaj pranisë dhe veprimeve të efektivëve të policisë. “Ikni dhe u thoni shefave tuaj se kemi punë më të rëndësishme për rendin dhe sigurinë në Sarandë”, u është drejtuar ajo punonjësve të policisë.

Ngjarja ngre pikëpyetje mbi procedurën e ndjekur për ndërprerjen e energjisë elektrike në një objekt me qira, kur qiramarrësja deklaron se ka paguar të gjitha faturat, ndërsa OSHEE e justifikon veprimin me kërkesën e pronarit.

Mbetet për t’u sqaruar nëse kërkesa e pronarit përbën bazë të mjaftueshme për ndërprerjen e furnizimit me energji elektrike, si dhe rrethanat e ndërhyrjes së policisë gjatë incidentit. Saranda Web

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Natasha në Sarandë përfundon në spital pas ndërhyrjes së OSHEE dhe Policisë, reagon edhe Ina Zhupa
Lexoni më shumë
Momenti kur Policia e Sarandës “neutralizon” Natashën – VIDEO
Lexoni më shumë
Së shpejti nisin punimet në rrugët Onhezmi dhe Vangjel Pandi në Sarandë
Lexoni më shumë
10 familje në Gjashtë prej 8 ditësh pa ujë, banorët denoncojnë ndërprerjen e furnizimit pa paralajmërim
Lexoni më shumë
Një vit i mbarë për Konispolin, rritet prodhimi i mandarinave dhe zgjerohen eksportet drejt Europës
Lexoni më shumë
Ermil Xhaferi, nga Saranda te Cage Warriors: fitorja e gjashtë në MMA profesioniste
Lexoni më shumë

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.