Pjesë e grupit të strukturuar kriminal, KLP pezullon me votë unanime prokurorin Sali Hasa

Këshilli i Lartë i Prokurorisë vendosi me votë unanime pezullimin nga detyra të prokurorit Sali Hasa, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës të Rrethit Gjyqësor Sarandë, për shkak të masës së sigurisë “arrest me burg” dhënë ditën e djeshme pasi prokurori u arrestua nga SPAK per korrupsion ndhe grup të strukturuar kriminal.  Pezullimi zgjat deri në rënien e shkakut për të cilin është vendosur ky pezullim. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankimim në Gjykatën Administrative të Apelit.

Prokurori i Sarandës Sali Hasa arrestuar 3 ditë më parë si i dyshuar për korrupsion, ka shpërthyer në të qara në gjykatë këtë të hënë. Atij i janë vënë përballë provat ku është fotografuar nga hetuesit një takim i tij me motrën e një të pandehuri, ndërsa përgjimet kanë zbuluar edhe si trukoheshin ndeshjet e kategorisë së dytë për 150 euro.

Ndër provat materiale të siguruara nga SPAK janë disa përgjime, pamje filmike dhe vëzhgime në terren të të dyshuarve për disa javë. Atyre u janë sekuestruar telefonat celularë, u është kryer kontroll banese, ndërsa prokurorit Hasa i është sekuestruar edhe kompjuteri i zyrës. Gjykata ka lënë në fuqi masat e dhënë më herët për prokurorin Sali Hasa dhe të tjerët.

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

“Çdo pasuri ka historinë e saj”, Odise Kote promovon në Sarandë romanin “Shpërfytyrimi”
Lexoni më shumë
Kamera, frigoriferi dhe televizori me Wi-Fi, si i shfrytëzojnë hakerët dhe çfarë duhet të bëni
Lexoni më shumë
Taksa e qarkullimit hiqet kalon te makinat, mjetet bujqësore do të përjashtohen
Lexoni më shumë
Rregulla të reja për shtigjet turistike, mundësi për zhvillimin e turizmit në Delvinë, Finiq, Konispol dhe Lukovë
Lexoni më shumë
Arrestohet në Igumenicë një grua me mbi 86 kg kanabis në makinë
Lexoni më shumë
Shkarkohet nga detyra kreu i IKMT? Afrim Qendro: Mua nuk më kanë njoftuar akoma
Lexoni më shumë