PBDNJ: Aksioni i IKMT në Himarë selektiv


12633048_746071102189791_1919149366_oPBDNJ përmes një deklarate për shtyp i quan veprime selektive të kundraligjshme të qeverisë aksionin e IKMT të ndërmarrë pak ditë më parë në Himarë. Këto veprime “ kanë vetëm një qëllim: të dëmtojnë në mënyrë të përsëritur dhe të pakorrigjueshme veprimtarinë ekonomike dhe demografinë e komunitetit helen në Himarë” thuhet në deklaratën e përbashkët të degës PBDNJ dhe dega OMONIA Himarë. Në deklaratë thuhet se mbështetur në ligjin 119/2014 për të drejtën e informimit publik dhe 8652 për organizimin dhe funksionin e qeverisjes vendore, në datën 03/11/2015 me Nr. 2600 Prot. i është kërkuar informacion Bashkisë Himarë. Kjo e fundit me shkresë  dt .03/12/2015 Nr. 2600 Prot. përgjigjet duke vënë në dispozicion vetëm plan-idenë e investimit ne fjalë dhe jo studimin e plotë  sikurse parashikon ligji i sipërpërmendur.

12630850_746071232189778_212768684_oTë gjitha këto ndodhin në një kohë kur deputeti i zonës Koço Kokëdhima, njeriu i besuar dhe fuqiplotë i Kryeministrit Rama ndërton pa leje mbi 5 objekte me impakt mjedisor negativ për turizmin “për të cilin PS interesohet kaq shumë”, ku njeri prej objekteve është ndërtuar në trojet e kishës dhe askush nuk interesohet apo shqetësohet. Theksojmë se nuk është e rastësishme që investimi përfundon në objektin e Koço Kokëdhimës.  Që të bindet dikush që prishjet janë selektive, mjafton të vërejmë investimin tjetër, shëtitoren e Qeparoit, e cila devijohet për të mbrojtur objektin e paligjshëm të z. Kokëdhima, ndërtuar në breg të detit” vijon deklarata. Sipas tyre “Prishjet e kryera janë të paligjshme, e para sepse objektet janë me leje ndërtimi, e dyta sepse prishjet sikurse dhe 7 objekte në Dhërmi me 2014, Kisha e Shën Thanasit në 2015 dhe tani 3 objekte në Himarë

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Ksamil: motori del nga rruga, drejtuesi 28-vjeçar transportohet në spital
ALYACHT PREMIUM HOTEL kërkon Recepsionist Turni i Natës
Ndryshime të reja për legalizimet: Afat 30 ditë dhe mbyllje dosjeje për ata që pengojnë verifikimet
Tumat në Bajkaj: Çfarë zbuluan arkeologët në kodrat që banorët i quanin “kokojka”?
Banorët e Ksamilit denoncojnë rrugën e dëmtuar: “Prej korrikut është lënë pa u rregulluar”
Artizanët e Butrintit, duart që e kthejnë historinë në kujtime për vizitorët – VIDEO

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.