Pas shqetësimit në Saranda Web, vjen reagimi

18/10/1812:09

Shperndaje:


 

Pas shqetësimit të ngritur në Saranda Web dhe Report Tv për gjendjen në të cilën ndodhej Kisha e Shën Mërisë në Manastirin e Krorëzës ku rrënjët e pemëve të mbira përgjatë viteve kanë depërtuar në muret e kishës, ka ardhur edhe reagimi nga Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore në Vlorë.
Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore në Vlorë, kreu ndërhyrje mirëmbajtëse dhe pastrime nga vegjetacioni pranë këtij monumenti.
Sipas drejtuesve të DRTK Vlorë, ky aksion për ruajtjen dhe mirëmbajtjen e monumenteve të kulturës do të vazhdojë, për t’i kthyer këto vende në atraksione të denja turistike.
Kisha e Manastirit të Shën Mërisë, Krorëz është ndërtuar në një breg shkëmbor, në një pozitë natyrore të mbrojtur dhe njëkohësisht piktoreske, prej nga shtrihet një pamje e gjerë e peizazhit bregdetar.
Nga ndërtimet e vjetra të manastirit kanë arritur deri në ditët e sotme kisha, kulla dhe një ndërtesë me çardak. Kisha është e tipit në formë kryqi me kupolë, me përmasa të brendshme 7.90×4.40 m. Ambienti i altarit ndahet nga një ikonostas prej muri guri, me tri hapësira hyrjeje.

 


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Delvinë, 1.5 milionë euro për rikonstruksionin e shkollës “Xhelal Berberi” dhe palestrën
Saimir Shkambaj merr drejtimin e Komisariatit të Sarandës, Feliks Hoda transferohet në Dibër
Tatimet kërkojnë mbledhjen me forcë të taksave për bizneset që nuk paguajnë në kohë
Kompania FIX PRO kërkon Magazinier për degën në Sarandë
Ndahet nga jeta At Kristo Papa, prifti i parë i Sarandës pas rënies së komunizmit
Bylis B me 10 lojtarë për 75 minuta mposht Butrintin në Sarandë

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.