Bylis B me 10 lojtarë për 75 minuta mposht Butrintin në Sarandë

Bylis B me 10 lojtarë për 75 minuta mposht Butrintin në Sarandë

Butrinti pëson humbjen e parë të sezonit. Skuadra sarandiote u mund 1-2 nga Bylis B në ndeshjen e luajtur në Sarandë, takim që u transmetua drejtpërdrejt nga Saranda Web. Sfida mori një rrjedhë të papritur që në pjesën e parë. Në minutën e 19-të, Bylis B mbeti me 10 lojtarë, pas kartonit të kuq të H. Devollit. Pavarësisht inferioritetit numerik, skuadra nga Ballshi arriti të përmbyste rezultatin dhe të merrte tri pikët.

 

 

Butrinti kaloi në avantazh në minutën e 28-të me S. Culli, i asistuar nga M. Mërkuri. Avantazhi i vendasve zgjati vetëm dy minuta, pasi në të 30-ën S. Emini barazoi në 1-1.

Në minutën e 43-të erdhi edhe përmbysja. G. Belloj, pas asistimit të A. Kabiru, realizoi golin e dytë për Bylis B, duke e dërguar skuadrën mike në pushim me avantazhin 1-2.

 

Në pjesën e dytë, Butrinti kërkoi golin e barazimit dhe trajneri Artan Mecani ndërhyri disa herë me zëvendësime, por skuadra sarandiote nuk arriti të shfrytëzonte epërsinë numerike. Bylis B mbrojti rezultatin deri në vërshëllimën përfundimtare, duke marrë fitoren edhe pse luajti pjesën dërrmuese të takimit me një futbollist më pak.

 

 

Formacionet

 

Butrinti: B. Qarri, E. Gjata, S. Culli, D. Bregova, K. Basha, G. Ferreira Buranelli, F. Mounde Ekango, B. Myderosi, G. Ibrahim, M. Mërkuri, A. Kolonja.
Trajner: Artan Mecani.

 

Bylis B: H. Devolli, A. Damini, L. Pllumbi, S. Emini, A. Adepoju, A. Kabiru, E. Hodo, F. Piroli, M. Riruwai, G. Belloj, L. Zhaku.
Trajner: Arben Ahmetaj.

 

Për Butrintin kjo ishte humbja e parë e kampionatit, pas fitores 1-0 në transfertë ndaj Delvinës në javën hapëse. Sarandiotët mbeten me 3 pikë pas dy ndeshjeve, ndërsa Bylis B regjistron fitoren e dytë dhe kryeson me 6 pikë.

 

Takimi Butrinti–Bylis B 1-2 u transmetua drejtpërdrejt nga Saranda Web në Facebook dhe YouTube.

 

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Protesta e studentëve në Tiranë LIVE / Ndiqni transmetimin e drejtpërdrejtë nga Reuters
Lexoni më shumë
Nxënësit e “Hasan Tahsinit” bojkotojnë mësimin në Sarandë, thirrje bashkëmoshatarëve të bashkohen
Lexoni më shumë
Rama reagon pas protestave të studentëve: Hajdeni të ulemi dhe të gjejmë një zgjidhje
Lexoni më shumë
Nxënës dhe studentë paralajmërojnë bojkot dhe protesta edhe në Sarandë
Lexoni më shumë
Kumbaro reagon pas protestave të nxënësve dhe studentëve: Jemi të hapur për dialog
Lexoni më shumë
Tirana në bojkot dhe protestë, në Sarandë nxënësit dhe studentët vijojnë normalisht mësimin
Lexoni më shumë

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.