Vrasja në Sarandë, Policia: Po bëjmë kontrolle me dronë në Sarandë dhe Delvinë

Vrasja në Sarandë, Policia: Po bëjmë kontrolle me dronë në Sarandë dhe Delvinë

Policia me anë të një komunikate për shtyp thotë se ka zgjeruar kërkimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve të vrasjes së 44-vjeçarit Artan Myrtaj, ngjarje e ndodhur paraditen e sotme në qendër të Sarandës. Nga të shtënat mbeti i plagosur edhe 73-vjeçari Xhevdet Skëndaj, i cili, sipas të dhënave paraprake, ishte kalimtar i rastit.

 

 

Në një komunikatë të shpërndarë pas ngjarjes, Policia bëri të ditur se kontrollet po zhvillohen në zona të ndryshme të Sarandës dhe Delvinës, përfshirë edhe vëzhgimin e territorit me dronë. Nuk janë dhënë ende të dhëna zyrtare për identitetin e autorëve apo drejtimin që ata mund të kenë marrë pas sulmit.

 

Ndërkohë, grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po administron pamjet filmike, dëshmitë dhe provat e tjera që mund të ndihmojnë në rindërtimin e ngjarjes dhe identifikimin e personave të përfshirë.

 

Pas vrasjes, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skender Hita, zhvilloi një analizë me strukturat e Komisariatit të Policisë Sarandë. Sipas njoftimit të Policisë, Hita kërkoi hetime të shpejta dhe një analizë të situatës kriminale në zonë, duke përfshirë konfliktet e evidentuara, personat me precedentë penalë dhe individët e dyshuar për veprimtari kriminale.

 

Drejtori i Përgjithshëm kërkoi gjithashtu rezultate për zbardhjen e ngjarjes së sotme, por edhe për dosje të vjetra kriminale që vijojnë të mbeten pa autor.

Në deklaratën e përcjellë nga Policia, Hita tha se, me përfundimin e sezonit turistik, puna do të përqendrohet te hetimi i krimeve të rënda dhe veprimtaria e grupeve kriminale në qytet. Ai njoftoi edhe mundësinë e shtimit të burimeve njerëzore, logjistikës dhe ngritjes së strukturave të specializuara.

 

Megjithatë, deri në këtë fazë, Policia nuk ka raportuar persona të ndaluar dhe as rezultate konkrete nga kontrollet. Hetimet për motivin, identifikimin dhe kapjen e autorëve vijojnë. Saranda Web

 

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Berisha: Rama duhet të japë dorëheqjen, të mos ndjekë shembullin e diktatorëve
Lexoni më shumë
Protesta e studentëve në Tiranë LIVE / Ndiqni transmetimin e drejtpërdrejtë nga Reuters
Lexoni më shumë
Nxënësit e “Hasan Tahsinit” bojkotojnë mësimin në Sarandë, thirrje bashkëmoshatarëve të bashkohen
Lexoni më shumë
Rama reagon pas protestave të studentëve: Hajdeni të ulemi dhe të gjejmë një zgjidhje
Lexoni më shumë
Nxënës dhe studentë paralajmërojnë bojkot dhe protesta edhe në Sarandë
Lexoni më shumë
Kumbaro reagon pas protestave të nxënësve dhe studentëve: Jemi të hapur për dialog
Lexoni më shumë

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.